Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tarifa në Rrugën e Kombit, Gjiknuri: Do të gjejmë zgjidhje për përdoruesit e shpeshtë

2018/04/14 at 12:23 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Tarifa në Rrugën e Kombit, Gjiknuri: Do të gjejmë zgjidhje për përdoruesit e shpeshtë

Ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri beson se para se sportelet e pagesave për tarifën e kalimit në Rrugën e Kombit të jenë gati, qeveria dhe kompanitë koncesionare do të kenë gjetur një zgjidhje për qytetarët që e përdorin më shpesh këtë rrugë. Negociatat me koncesionarin dhe konsultimet me banorët e zonës sipas ministrit po vijojnë.


“Nga ana tjetër, dua të them që kemi filluar edhe me evidentimin e të gjitha mjeteve që janë të targuara në Kukës. Jemi duke bërë krahasimet me banorët që janë pjesë e këtij komuniteti dhe që i zotërojnë këto mjete, në mënyrë që të trajtohet ajo fashë e njerëzve që preken nga ky koncesion dhe që jetojnë në Qarkun e Kukësit. Është një proces i filluar mirë dhe besoj brenda një periudhe shumë të shkurtër, përpara se të fillojë dhe njëherë funksionimi i pagesave të Toll-it, ne do të kemi një zgjidhje. Besoj do jetë shumë e pranueshme por njëkohësisht nuk cënon edhe efektivitetin e kontratës, nuk cënon mbarëvajtjen e kontratës për mirëmenaxhimin e kësaj rruge”.

Ministri i Infrastrukturës ishte në Kukës ku inspektoi punimet që po kryehen në një nga urat të cilat po dublohen.

“Le të themi që brenda këtij viti, këtë pjesë të autostradës, pra nga Kukësi deri në kufi ta kemi plotësisht të përfunduar. Kjo është edhe për të dhënë një mesazh që qeveria shqiptare i ka kushtuar vëmendje shumë këtij aksi kaq të rëndësishëm rrugor. Një aks që ka marrë shumë para të shqiptarëve por fatkeqësisht nuk ka përfunduar. Ne duam që ta përfundojmë ashtu sikurse duam edhe ta mirëmbajmë këtë aset”.

Brenda këtij viti, aksi që lidh Kukësin me Morinën, pjesë e Rrugës së Kombit do të jetë i përfunduar me urat e dubluara dhe elementët e sigurisë rrugore.

Qendro sqaroi se tanimë janë programuar fondet dhe do të garantohet përmbyllja e dy kontratave të zvarritura prej vitesh e që kanë të bëjnë me përfundimin e 7 urave. Sipas tij, moskryerja e investimit në kohë dhe defektet që e kanë shoqëruar në fazën e zbatimit, kanë shkaktuar tashmë mosrakordim të trupit të rrugës me urat dhe veprat e artit janë në disnivel. Për këtë shkak, ARRSH ka filluar procedurat për plotësim rakordim masash mbrojtëse dhe siguri rrugore në aksin Kukës- Morinë.

Ndërhyrja zgjidh problemin e ndërtimit të rrugëve lidhëse të fshatit Pobreg me qëllim hyrje-daljen e mjeteve të kësaj zone në aksin Kukës-Morinë. Gjithashtu, për rritjen e sigurisë rrugore dhe qarkullimin e këmbësorëve në fshatrat e komunitetit anës segmentit Kukës-Morinë, parashikohet vendosja e tre mbikalimeve.

Ministri Gjiknuri tha se ky segment i autostradës u la i papërfunduar për shumë vite duke u kthyer në një burim aksidentesh. /abcnews.al

 

Etiketa: gjiknuriperdoruesit e shpeshtetarifa ne rrugen e kombit


Ju sugjerojmë

Kryetarja e Kushtetueses:Një gjykatë që nuk guxon, është thjesht dekor institucional
Aktualitet

Kryetarja e Kushtetueses:Një gjykatë që nuk guxon, është thjesht dekor institucional

20 Tetor, 2025 2:55 pm
Fatos Nano në gjendje shumë të rëndë, spitali del me njoftim zyrtar
Aktualitet

Fatos Nano në gjendje shumë të rëndë, spitali del me njoftim zyrtar

20 Tetor, 2025 2:52 pm
Rama: Në fillim të 2026-ës gati, mjeti i Identifikimit Digjital
Kryesore

Rama: Në fillim të 2026-ës gati, mjeti i Identifikimit Digjital

20 Tetor, 2025 1:20 pm
Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore
Aktualitet

Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore

20 Tetor, 2025 12:51 pm
PS kërkoi përjashtimin e Bardhit me 30 ditë, të hënën mblidhet Komisioni i Etikës
Kryesore

Gazment Bardhi përjashtohet me 15 ditë nga punimet e Kuvendit

20 Tetor, 2025 12:21 pm
Nënë e bir humbën jetë nga zjarri,shefi i zjarrfikësve:Nuk e kemi përcaktuar shkakun
Aktualitet

Nënë e bir humbën jetë nga zjarri,shefi i zjarrfikësve:Nuk e kemi përcaktuar shkakun

20 Tetor, 2025 11:37 am
Mesazhi që Berisha “firmos” në SPAK: Dumani, avokati i Mcgonigal
Aktualitet

Mesazhi që Berisha “firmos” në SPAK: Dumani, avokati i Mcgonigal

20 Tetor, 2025 11:19 am
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, partitë shqiptare kryesojnë në disa komuna
Kryesore

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, partitë shqiptare kryesojnë në disa komuna

20 Tetor, 2025 8:30 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 20 tetor 2025

20 Tetor, 2025 8:27 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 20 tetor 2025

20 Tetor, 2025 8:26 am
Para
Rusia thotë se shumica e raketave të sulmit ajror janë shkatërruar

Rusia thotë se shumica e raketave të sulmit ajror janë shkatërruar

Shqipëria krah SHBA, Anglisë e Francës, mbështet ndërhyrjen ushtarake në Siri

Shqipëria krah SHBA, Anglisë e Francës, mbështet ndërhyrjen ushtarake në Siri

Albi Nako përsërit historinë, pas Klaudia Pepës, me balerinën shumë më të re se ai

Albi Nako përsërit historinë, pas Klaudia Pepës, me balerinën shumë më të re se ai
















TE FUNDIT

U arrestua për kërcënimin e prokurorit, lirohet avokati Ulian Bajrami

U arrestua për kërcënimin e prokurorit, lirohet avokati Ulian Bajrami
20 Tetor, 2025

Avokati Ulian Bajrami, i cili u arrestua pak ditë më parë pas akuzave se kishte kërcënuar një prokuror në Gjykatën...

Lexo më shumë

Putin në Hungari, BE kundër:Ka urdhër arresti, nuk mund të vijë në një vend europian

Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
20 Tetor, 2025

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka thënë të hënën se “nuk është mirë” që presidenti...

Lexo më shumë

Spanja do të kërkojë heqjen e ndryshimeve të orës në BE nga viti 2026

Spanja do të kërkojë heqjen e ndryshimeve të orës në BE nga viti 2026
20 Tetor, 2025

Spanja do t’i kërkojë Bashkimit Evropian(BE) të ndalojë ndërrimin e orës dy herë në vit duke filluar nga viti 2026,...

Lexo më shumë

BE-ja miraton ndalimin e gazit rus, Hungaria dhe Sllovakia refuzojnë

BE-ja miraton ndalimin e gazit rus, Hungaria dhe Sllovakia refuzojnë
20 Tetor, 2025

Evropa po do të ndalojë gazin rus. Ministrat e energjisë të BE-së i kanë dhënë dritën jeshile me shumicë votash propozimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com