Një ditë pas vdekjes së një minatori në Klos, policia ka nisur hetimet dhe sot ka arrestuar tre teknikë.
Sipas informacioneve gjatë punës për vendosjen e minës për të hapur vendin, dyshohet se një minë ka shpërthyer menjëherë duke mos i lënë kohë të largohet, dhe për pasojë i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u arrestuan sot në flagrancë shtetasit : Ilia Alliu, 47 vjeç, banues në Bulqizë. (me detyrë teknik miniere), Petrit Kaca, 36 vjeç, banues në Burrel. (me detyrë zjarrmëtar), Ilmi Xhiherri , 49 vjeç, banues në Klos. (me detyrë zjarrmëtar).
Arrestimi i këtyre tre shtetasve u bë pasi me datë 12.04.2018 , në vendin e quajtur “Lugu i Madh”, në galerinë nr 4 të subjektit minerar “DEMA – PATIN” sh p k , në Klos , gjatë punës në galeri është aksidentuar dhe ka gjetur vdekjen nga shpërthimi i lëndëve eksplozive, punojnësi P.M, 57 vjeç.