Pas incidenteve të ndodhura në seancën e sotme në Kuvend, Byroja ka marrë vendimin për përjashtimin e ministrit Bushati dhe 6 deputetëve të opozitës për 10 ditë nga punimet e Kuvendit.
Deputetët e opozitës kanë debatuar me deputetët e mazhorancës. Paloka i është drejtuar deputetit Hyseni: Kam bërë burg për politikë, por kurrë për vjedhje pronash.
Deputetët e opozitës kanë debatuar me deputetët e mazhorancës. Paloka i është drejtuar deputetit Hyseni: Kam bërë burg për politikë, por kurrë për vjedhje pronash.
Paloka-Hysenit: Kam bërë burg për politikë, po kurrë për vjedhje pronash
Flamur Noka: “Solla miell nga kuksianët e mi, sepse ata aq mundësi kishin, mbase kryeministri do miell tjetër”.
Salianji: “Keni prova ose fakte që vërtetojnë dëmin tim? Kemi dëgjuar që vetëm mielli e sjell në vete, e futëm në Kuvend”.
Endrit Braimllari, deputet i LSI: “Kryeministri ofendoi rëndë shqiptarët. Frazat e Ramës juve ju duken poezi, por ato janë ofendimet më të rënda që i bëhet popullit. Shqiptaret janë provokuar nga Edi Rama duke i krahasuar me organ gjenital. Ky kryeministër e ka humbur të drejtën legjitime për të drejtuar, tani çdo gjë i mbetet në dorë popullit. Ministri i jashtëm është sjellë si një ordiner. Provokoi rëndë opozitën duke i hedhur ujë”.
Deputeti i PD, Klevis Balliu: Kryeministri fyen shqiptarët dhe nuk është marrë asnjë vendim. Falje ka kërkuar edhe zoti Rama, por 11 kuksianët janë në burg. Lufta me këtë mazhorancë do të vijojë brenda dhe jashtë Kuvendit.
Ndërkohë, ministri Bushati mësohet se nuk ka qenë prezent në mbledhjen e Byrosë.
Deputetët e përjashtuar janë:
Edi Paloka
Flamur Noka
Ervin Salianji
Klevis Balliu
Kejdi Mehmetaj
Endrit Braimllari
Dhe ministri Ditmir Bushati