Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Suedezët të penduar se kthyen Mario Majollarin: Na tha se do më vrasin, por nuk e besuam

2018/04/12 at 9:02 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Suedezët të penduar se kthyen Mario Majollarin: Na tha se do më vrasin, por nuk e besuam

Lajmi i vrasjes së Mario Majollarit në Tiranë është pasqyruar edhe nga mediat suedeze. 28-vjeçari kishte aplikuar për azil në Suedi, por kërkesa i ishte refuzuar. Pesë ditë pasi ishte kthyer në Shqipëri, ai u ekzekutua me armë poshtë pallatit ku banonte në zonën e ish-Kinostudios.

“Ai vazhdimisht thoshte që nëse do ta kapnin, do ta qëllonin”, shprehet Anders Hedqvist, i cili ishte menaxheri i vendqëndrimit të azilit ku rrinte Mario Majollari, gjatë kohës që kërkesa e tij ishte në proces.

Ka qenë Maj i vitit 2014 kur 28-vjeçari shqiptar aplikoi për leje qëndrimi në Suedi, shkruajnë mediat suedeze. Autoritetet vlerësuan se Mario nuk kishte nevojë për mbrojtje, pavarësisht se 28-vjeçari thoshte vazhdimisht se ishte kërcënuar kur babai i tij u arrestua. Në Gusht të vitit 2015, Bordi i Migracionit refuzoi kërkesën e tij për azil. Mario e apeloi këtë vendim duke kërkuar që azili të aprovohej, por kërkesa e tij sërish u refuzua dy ditë përpara Krishtlindjeve të të njëjtit vit. 28-vjeçari bëri kërkesë për gjykim në Gjykatën Supreme të Migracionit, por iu refuzua dhe u kthye në Shqipëri në Pranverën e vitit 2016, sipas shtypit suedez.

“Ai u njoftua kur mori refuzimin për azil. Tha se nuk mund të qëndrojë në Shqipëri dhe duhet të shkojë në një shtet tjetër për të punuar“, shpjegon Anders Hedqvist.

Menaxheri i qendrës së azilit në Suedi ku qëndronte Mario gjatë kohës që shqyrtohej kërkesa e tij, Anders thotë se e kishte ndihmuar 28-vjeçarin të gjente punë të ndryshme dhe mbante kontakte në Facebook me të. Më pas – tregon ai – përmes një miku të tyre të përbashkët mësoi se Mario ishte vrarë.

Mediat në Suedi janë interesuar në lidhje me vendimin për refuzimin e kërkesës së Mario Majollarit për azil. Sipas informacioneve që disponojnë dhe i kanë bërë publike, Gjykata e Migracionit në Goteborg vendosi të refuzojë kërkesën e 28-vjeçarit sepse dëshmia e tij nuk u konsiderua e besueshme dhe nuk besonin se ekzistonte kërcënim real në Shqipëri për Marion. Shtypi suedez thotë se vendimi i Gjykatës u bazua edhe mbi informacionin e përcjellë nga Shqipëria, duke bërë që trupa gjyqësore të arrinte në përfundimin se “pavarësisht mangësive aktuale, sistemi gjyqësor në Shqipëri mund të ofrojë mbrojtje për konfliktet e gjakmarrjes”.

Ndërsa zëdhënësja për shtyp e Bordit të Migracionit, Irene Sokolow thotë se është tragjike ajo që ndodhi në Tiranë.

Avokati i Mario Majollarit në Suedi, Maravgi Staifo: “Fatkeqësisht ju nuk e besuat dhe menduat se mund të merrte mbrojtje në Shqipëri. Kjo është një provë e qartë se Mario kishte të drejtë në pretendimet e tij, por fatkeqësisht ju i refuzuat gjyqin”.

Irene Sokolow: “Jam shumë e pikëlluar për këtë që ndodhi. Është jashtëzakonisht tragjike”.

Për mediat suedeze flet edhe shqiptar i cili ishte njohur me Mario Majollarin në Suedi gjatë aplikimit për azil. “Këshilli Suedez i Migracionit nuk mori vendimin e duhur. Ata refuzuan kërkesën e tij për azil dhe tani ai është i vdekur”, shprehet E.D. të cilit gjithashtu i ishte refuzuar kërkesa për azil dhe u dëbua në Shqipëri./Tv Klan

Etiketa: azili suedimario majollarivrasje

Ju sugjerojmë

Malaj: Në 12 ditë aksioni, 76 ton mallra të bllokuara
Aktualitet

Malaj: Në 12 ditë aksioni, 76 ton mallra të bllokuara

26 Korrik, 2025 8:41 pm
National Geographic: Plazhet “hit” të verës në Shqipëri
Aktualitet

National Geographic: Plazhet “hit” të verës në Shqipëri

26 Korrik, 2025 8:16 pm
26 vatra zjarri në gjithë Shqipërinë, avionë e helikopterë në betejë me flakët
Aktualitet

26 vatra zjarri në gjithë Shqipërinë, avionë e helikopterë në betejë me flakët

26 Korrik, 2025 7:31 pm
Taksa për pasuritë e paluajtshme në diskutim publik
Aktualitet

Taksa për pasuritë e paluajtshme në diskutim publik

26 Korrik, 2025 6:18 pm
Inteligjenca artificiale në ndihmë të sulmeve kibernetike
Aktualitet

Inteligjenca artificiale në ndihmë të sulmeve kibernetike

26 Korrik, 2025 5:31 pm
Rritet kërkesa për punonjës në sektorin privat
Aktualitet

Rritet kërkesa për punonjës në sektorin privat

26 Korrik, 2025 5:26 pm
Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Prespës
Aktualitet

Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Prespës

26 Korrik, 2025 5:12 pm
Zjarri në malin e Shashicës, vijnë në ndihmë dy avionë zjarrfikës
Aktualitet

Zjarri në malin e Shashicës, vijnë në ndihmë dy avionë zjarrfikës

26 Korrik, 2025 5:10 pm
Temperatura e larta, OST dhe OSHEE rrit gatishmërinë për furnizimin me energji
Aktualitet

Temperatura e larta, OST dhe OSHEE rrit gatishmërinë për furnizimin me energji

26 Korrik, 2025 4:47 pm
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Aksident i rëndë në Memaliaj/ Humb jetën një i mitur, plagosen tre të tjerë

26 Korrik, 2025 4:24 pm
Para
VIDEO/ A e patë këtë përqafim, të cilin po e komentojnë të gjithë?

VIDEO/ A e patë këtë përqafim, të cilin po e komentojnë të gjithë?

“I korruptuar, i diskredituar, me para të pashpjeguara, rrezikon burgun”, ja kujt ia drejton Donald Lu gjithë këto akuza e kërcënime

“I korruptuar, i diskredituar, me para të pashpjeguara, rrezikon burgun”, ja kujt ia drejton Donald Lu gjithë këto akuza e kërcënime

Beteja për “kuksianët” në parlament, ja çfarë pritet të ndodhë sot

Beteja për “kuksianët” në parlament, ja çfarë pritet të ndodhë sot

TE FUNDIT

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Ukrainë

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Ukrainë
26 Korrik, 2025

Pesë persona kanë humbur jetën gjatë natës në Ukrainë dhe Rusi si pasojë e shkëmbimeve intensive me dronë dhe raketa...

Lexo më shumë

Çfarë përmban pakoja ushtarake 652 milionë dollarëshe që SHBA do t’i shesë Ukrainës?

Çfarë përmban pakoja ushtarake 652 milionë dollarëshe që SHBA do t’i shesë Ukrainës?
26 Korrik, 2025

Pasi negociatat ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, më 23 korrik, përfunduan pa ndonjë përparim të madh, Uashingtoni njoftoi se do t’i...

Lexo më shumë

Malaj: Në 12 ditë aksioni, 76 ton mallra të bllokuara

Malaj: Në 12 ditë aksioni, 76 ton mallra të bllokuara
26 Korrik, 2025

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka ndarë në Facebook bilancin e parë të aksionit për formalizimin e tregut të produkteve...

Lexo më shumë

National Geographic: Plazhet “hit” të verës në Shqipëri

National Geographic: Plazhet “hit” të verës në Shqipëri
26 Korrik, 2025

“Plazhet e Shqipërisë që do të jenë hit këtë verë”, ky është titulli intrigues i një artikulli dedikuar vijës sonë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com