Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Banka Botërore përkrah biznesin e vogël, vendosja e TVSH-së nuk do sjellë të ardhura

2018/04/11 at 11:15 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Banka Botërore përkrah biznesin e vogël, vendosja e TVSH-së nuk do sjellë të ardhura

Ekspertët e Bankës Botërore janë shprehur skeptikë sot lidhur me uljen e pragut të TVSH-së te biznesi i vogël nga 5 në 2 milionë lekë.

Gjatë prezantimit të Raportit të rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor, Hilda Shijaku, eksperte e Bankës, tha se barra administrative për ta mbledhur TVSH-në te biznesi i vogël është e ulët, ndërsa përfitimi që mund të vijë nga kjo nismë është i ulët.

Ekspertët e Bankës theksuan se ata nuk kanë informacion për rritje të kostove te biznesi.

Qëndrimi i Bankës Botërore është pak a shumë në të njëjtën linjë me atë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili ka pohuar më herët se përfshirja e këtyre bizneseve në skemë do të krijojë më shumë ngarkesë për administratën dhe do ta shpërqendrojë, në vend të fokusohet te ndërmarrjet e mëdha. Kjo mund të ndikojë në uljen e të ardhurave.

Përfaqësuesi i përhershëm i FMN-së, në Shqipëri, Jens Reinke, është shprehur se “pas vlerësimeve të shumta nga ekspertët tanë të taksave, ne e kemi këshilluar qeverinë fuqimisht kundër uljes së kufirit të TVSH-së nga niveli aktual. Ndërmarrjet e vogla përbëjnë gjysmën e të gjithë bizneseve, por sjellin vetëm 2% të transaksioneve të taksueshme. Zgjerimi i sistemit të TVSH-së do të jetë një barrë shumë e rëndë për burimet e Departamentit të Taksave. Informaliteti dhe evazioni i taksave mund të rritet dhe eficenca e administratës së taksave ka të ngjarë të bjerë. Sipërmarrjet e vogla do të mund të përballen gjithashtu me një barrë të shtuar të kërkesave për raportime”, ka pohuar ai.

Megjithatë qeveria vijoi me planin e saj dhe TVSH për biznesin e vogël filloi të zbatohej më 1 prill, duke ngjallur pakënaqësi të shumta te sipërmarrjet e vogla, që disa herë kanë mbyllur qepenat në formë proteste.

Ndërsa ministri i Financave Arben Ahmetaj, ka këmbëngulur se skema e TVSH që përfshin bizneset e vogla, është një hap i rëndësishëm në luftën ndaj informalitetit. Sipas ministrit, kjo reformë nuk ka në fokus të gjenerojë të ardhura nga biznesi i vogël, por saktësimin e deklarimeve të biznesit të madh./Monitor

Ju sugjerojmë

Vodhën karburant nga makinat e punës, pezullohen 3 punonjës të Bashkisë Vlorë
Aktualitet

Vodhën karburant nga makinat e punës, pezullohen 3 punonjës të Bashkisë Vlorë

25 Dhjetor, 2025 2:04 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Qëllohet me thikë një person në Tiranë

25 Dhjetor, 2025 1:52 pm
Berisha uron besimtarët shqiptarë për festën e Krishtlindjes:Le të festojmë me besim
Aktualitet

Berisha uron besimtarët shqiptarë për festën e Krishtlindjes:Le të festojmë me besim

25 Dhjetor, 2025 12:57 pm
Aksioni i policisë së Shkodrës, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër
Kronikë

Aksioni i policisë së Shkodrës, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

25 Dhjetor, 2025 10:29 am
Begaj dhe Rama urojnë besimtarët për Krishtlindjen
Aktualitet

Begaj dhe Rama urojnë besimtarët për Krishtlindjen

25 Dhjetor, 2025 9:35 am
Nga rajoni në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?
Aktualitet

Nga rajoni në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?

25 Dhjetor, 2025 8:29 am
Besimtarët kremtojnë Krishtlindjen, mesazhe për paqe dhe dashuri
Aktualitet

Besimtarët kremtojnë Krishtlindjen, mesazhe për paqe dhe dashuri

25 Dhjetor, 2025 8:19 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 25 dhjetor 2025

25 Dhjetor, 2025 8:17 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 25 dhjetor 2025

25 Dhjetor, 2025 8:14 am
Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar
Bota

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar

24 Dhjetor, 2025 8:09 pm
Para
Kjo nuk pritej, moderatores shtatzënë i del video e tradhtisë së bashkëshortit

Kjo nuk pritej, moderatores shtatzënë i del video e tradhtisë së bashkëshortit

Babai që mori në qafë të birin: Avni Majollari nuk do shkojë në varrimin e Marios

Babai që mori në qafë të birin: Avni Majollari nuk do shkojë në varrimin e Marios

Reagimi i presidencës: Raporti i FH u keqpërdor, keqardhje

Reagimi i presidencës: Raporti i FH u keqpërdor, keqardhje

TE FUNDIT

Vodhën karburant nga makinat e punës, pezullohen 3 punonjës të Bashkisë Vlorë

Vodhën karburant nga makinat e punës, pezullohen 3 punonjës të Bashkisë Vlorë
25 Dhjetor, 2025

Tre punonjës të Bashkisë së Vlorës janë pezulluar nga detyra që prej datës 19 dhjetor 2025, pasi dyshohet se në...

Lexo më shumë

Turqia arreston 115 persona që planifikonin sulme për Vitin e Ri

Turqia arreston 115 persona që planifikonin sulme për Vitin e Ri
25 Dhjetor, 2025

Autoritetet turke kanë bërë të ditur se kanë penguar disa sulme të planifikuara për ditët e Krishtlindjes dhe Vitit të...

Lexo më shumë

Qëllohet me thikë një person në Tiranë

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
25 Dhjetor, 2025

Një person ka mbetur i plagosur me thikë në kryeqytet, si pasojë e një konflikti me dy persona të tjerë....

Lexo më shumë

Berisha uron besimtarët shqiptarë për festën e Krishtlindjes:Le të festojmë me besim

Berisha uron besimtarët shqiptarë për festën e Krishtlindjes:Le të festojmë me besim
25 Dhjetor, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha ka ndarë një mesazh urues për besimtarët shqiptarë. Në urimin e tij nga Katedralja e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com