Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Jepet sot vendimi për Vojisllav Sheshel

2018/04/11 at 8:46 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Jepet sot vendimi për Vojisllav Sheshel

“Haga nuk më intereson. E kam mbyllur atë kapitull”, këtë thotë Vojisllav Sheshel sa herë pyetet. Por a do të buzëqeshë ai butë si në televizione kur të jepet vendimi për të ditën e mërkurë (11.04) ?


Që kreu i partisë radikale serbe, SRS, Vojisllav Sheshel nuk ka ndonjë dëshirë të udhëtojë në Hagë, kjo nuk habit askënd, sepse nga viti 2003 deri në vitin 2014 ai kaloi atje më shumë se një dekadë si i akuzuar i Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë. Një ndër akuzat: Krime kundër njerëzimit. Gjatë ditëve të pashkëve ortodokse ai ka qenë prezent në disa studio televizive. Ajo që të bie në sy: ish-nacionalisti i tërbuar ka kohë që ka ulur tonin. Në emisione me karakter dëfrimi në shoqërinë e yjeve të muzikës popullore apo sportistëve ai të duket si një njeri i mërzitshëm i kohës së shkuar. Po plaket nacionalisti?

Një nxitës urrejtjeje pa armiq

Aspak. Vetëm se atij i mungojnë armiq të palëkundur. Presidenti që qeveris në mënyrë autoritare, Aleksandar Vuçiq ka qenë pjella politike e Sheshelit. Ai ia ktheu kurrizin babait shpirtëror në vitin 2008 dhe themeloi Partinë e Përparimtare Serbe që qeveris sot. Nga viti 2014 kur  u lirua nga burgu holandez për shkak të sëmundjes së kancerit, Sheshel ia doli falë ilaçeve ruse të bëjë publik mrekullinë e shërimit, të djegë një flamur kroat, të kërcënojë shqiptarët në Kosovë me përdorimin e armëve, si edhe të kthejë në parlament partinë e tij.

Por njeriun e fortë të Serbisë, presidentin Vuçiç ai nuk e sulmoi asnjëherë frontalisht, as në fazën më të ndezur të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të vitit 2016 apo ato presidenciale 2017. Politikanët e opozitës, kolegë të opozitës përkundrazi ishin në shënjestër të sulmeve verbale e brutale shesheliane. Opozita në Serbi është e dobët, Vuçiç i fortë, Shesheli i urtë. Nga këndvështrimi i Vuçiçit një gjendje idilike.

Por kjo mund të ndryshojë shpejt, nëse gjykatësit në Hagë e pranojnë propozimin e aktakuzës dhe e shfuqizojnë lirimin e tij në instancë të parë në fund të marsit 2016. Dënimi i Sheshelit përmbante 28 vit heqje lirie. Alternativë tjetër është përsëritja e procesit gjyqësor.

Vlera të lëkundura sondazhesh

Në të dyja rastet, Beogradi zyrtar duhet të dorëzonte Sheshelin. Por ai vetë e ka bërë të qartë, në Hagë nuk kthehet më vullnetarisht. Pamje të arrestimit dhe ekstradimit të Sheshelit kanë brenda lëndë shpërthyese politike për presidentin Vuçiç. Ai i ndjek me kujdes vlerat e sondazheve dhe kontrollon me dorë të padukshme çdo lajm që lidhet me të si tek mediat bulevardeske ashtu edhe ato kryesore. Vuçiç nuk do të humbasë votuesit tradicionalë, shumica fansa të Sheshelit. Në rast të tillë presidenti serb do të përballet me fajësime si vrasja e babait apo tradhtar.

Kjo është edhe arsyeja pse Vuçiç megjithë retorikën proeruopiane nuk i ka ekstraduar dy ushtarë partie të Sheshelit, megjithëse ata nga viti 2015 kërkohen për shkak të kërcënimit të dëshmitarëve nga Gjykata Ndërkombëtarë për ish-Jugosllavinë. Nuk mund të përfytyrohet që figurat anësore të mbrohen dhe të dorëzohet protagonisti kryesor.

 

 Dështimi i drejtësisë

Shumë vëzhgues e shohin vendimin për lirimin e Vojislav Sheshelit nga viti 2016 si fundin absurd të një procesi të çuditshëm. Edhe sikur ai të dënohej tani me 17 vjet, më shumë se dy të tretat e dënimit ai i ka kaluar pas hekurave. Kështu ai mund të aplikojë për lirimin e parakohshëm. Dënimet e shkurtuara i ngjasojnë një dënimi-alibi, sepse ato do të ishin një pohim jo drejtpërdrejt i lirimit. Ndërsa dënimet më të larta e sidomos fillimi i një procesi të ri do ishin një sfidë e vërtetë politike për Beogradin. Kjo nuk do të thotë patjetër që ai duhet të shkojë në Hagë. Çmimi politik për mosdorëzimin duhet të jetë shumë më i lartë për Beogradin, se ndjenjat e përziera në rast të ekstradimit. A nuk është presidenti serb, një ndër stabilizuesit e krizës së refugjatëve përgjatë itinierarit të Ballkanit? Atë nuk e hedhin në krahët e Putinit pa nevojë.

Sido që të jetë vendimi për Sheshelin – për viktimat e urrejtjes që predikon ai prej dekadash ky vendim nuk sjell kushedi ç’shpagim. Sepse shumë e gjatë dhe kontradiktore ka qenë zbardhja juridike e katastrofës  jugosllave./DW

 

Etiketa: hagavendimivojislav sheshel


Ju sugjerojmë

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
Kryesore

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

6 Qershor, 2025 3:49 pm
Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari
Aktualitet

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari

6 Qershor, 2025 3:40 pm
Shtohen rreth 37 mijë kontribuues në skemën e pensioneve
Aktualitet

Dokumenti, lehtësira fiskale për pensionistët/ Përjashtohen nga taksa e pronës dhe..

6 Qershor, 2025 3:27 pm
“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE
Aktualitet

“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE

6 Qershor, 2025 3:19 pm
Tentoi të fuste naftë kontrabandë, 1 në pranga/ Karburanti, në serbatorët e kamionit
Aktualitet

Tentoi të fuste naftë kontrabandë, 1 në pranga/ Karburanti, në serbatorët e kamionit

6 Qershor, 2025 3:16 pm
Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë
Kryesore

Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë

6 Qershor, 2025 2:52 pm
Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze
Aktualitet

Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze

6 Qershor, 2025 2:37 pm
Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri
Kryesore

Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri

6 Qershor, 2025 2:26 pm
Sot afati i fundit, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së
Aktualitet

Sot afati i fundit, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së

6 Qershor, 2025 2:18 pm
Para
Drejtori i gazetës, rënie spektakolare live në TV

Drejtori i gazetës, rënie spektakolare live në TV

Tentativa për t’u arratisur nga burgu i Brazilit, 20 të vdekur

Tentativa për t'u arratisur nga burgu i Brazilit, 20 të vdekur

Raporti i Freedom House/ ‘Tahiri i lidhur me rrjetin shqiptaro-amerikan të trafikut të drogës’

Raporti i Freedom House/ ‘Tahiri i lidhur me rrjetin shqiptaro-amerikan të trafikut të drogës’
















TE FUNDIT

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
6 Qershor, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=xISAS-Xzoro Blindohet  Rinasi edhe Tirana në momentin e ardhjes së kombëtares serbe në sfidën që do të ketë nesër me...

Lexo më shumë

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
6 Qershor, 2025

Mbeten për t’u përcaktuar detajet e fundit, por Sylvinho duket se ka zgjedhur futbollistët që do të hedh si titullarë...

Lexo më shumë

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari
6 Qershor, 2025

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 37 vjeçar banues në Tiranë, pasi u kap duke transportuar me automjet, kundrejt fitimit,...

Lexo më shumë

Dokumenti, lehtësira fiskale për pensionistët/ Përjashtohen nga taksa e pronës dhe..

Shtohen rreth 37 mijë kontribuues në skemën e pensioneve
6 Qershor, 2025

Plakja e popullsisë është një nga sfidat më të mëdha të Shqipërisë. Ndaj qeveria ka miratuar dokumentin e moshimit dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com