Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qindra mesazhe në ‘Opinion’: Skema e TVSH po falimenton biznesin e vogël

2018/04/10 at 11:43 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Video/ Goditja fatale që TVSH i jep bizneseve të vogla

Qindra mesazhe kanë ardhur në adresën e Opinion.al në Facebook, të martën në darkë, ku kundërshtojnë me forcë inciativën e qeverisë socialiste për të përfshirë biznesin e vogël në skemën e TVSH-së.


Mes shumë mesazheve të ardhura, ne kemi përzgjedhur disa prej tyre, të cilat shprehin një irritim të madh në lidhje me një vendim të tillë.

“50 mijë lekë në muaj i do ekonomisti, 800 lekë çdo muaj e do blloku i faturës tatimore, duhen para për koalidimin e kasës një herë në vit, taksa të tjera po ashtu, po shkojmë drejt falimentit”– thekson një ndjekës.

Futja e skemës së TVSH do të aplikohet edhe për të gjithë bizneset me xhiro nga 50 milion lekë të vjetra deri në 20 milion.

Nga 1 Prilli, tregtarët detyrohen të paguajnë taksën e re që do t’i ulë fitimin. Por biznesi i vogël thotë se gjendja është vështirësuar vitet e fundit. Fitimet janë të ulta dhe shumë prej tyre rrezikojnë falimentimin nëse ngarkohen me një taksë të re.

Mesazhi 1– Të lutem pyete pak atë kukllën me syze të edvinit të më nxjerri pak për bizneset sezonale që paguajnë nga 10000 euro qera dhe shumë shpenzime mujore si: paga ,sigurime, shumë personel çfarë ngelet për familien që të paguajmë dhe TVSH, kur ndihma nga shteti është zero të fala nga Saranda.

Mesazhi 2– Një pyetje për të gjithë panelin: Një biznes që ka xhiro vjetore prej 2.100.000 lekë sa e ka normën e fitimit kur shpenzimet (pa futur këtu blerjet e mallrave për rishitje) janë rreth 500.000 lekë të shpërndara qira+tatim qiraje 280.000 lekë, sigurime 87000 lekë, energji rreth 120.000 lekë dhe pjesa tjetër pagese uji? Këtu nuk janë futur si shpenzime as telefoni, as paga dhe me e keqja sigurimet për të punësuar të tjerë. Gjithashtu nuk është futur as pagesa për ekonomistët. Zotërinjt ta nxjerrin normën e fitimit për marketet ushqimore apo farmacitë.

Mesazhi 3– Përshëndetje Blendi, a e dini se sa fitohet në një televizor ose në një lavatriçe; 100 lek tek e para dhe deri në 300 lek tek e dyta ç’të bëjnë atëherë biznesi i vogël.

Mesazhi 4– Sipas drejtoreshës së Tatimeve energjia elektrike që tha lëshohet me TVSH, por nuk është e sigurt, sepse i kanë hequr kasat tek pagesa e energjisë i japin pagesat vetëm me fatura dore të cilat nuk njihen, gjë për të cilën jam i sigurt 100%.

Mesazhi 5– Përshëndetje z.Fevziu. Të lutëm të bëj një pyetje se unë jo që nuk kuptova asgjë, por po më duket vetja shumë budalla, unë jam një biznes i vogël me import EREZA, marrë dy milion të vjetra mall me gjithë pagesën e doganës TVSH të gjitha shpenzimet e shesë dhe nga dy i bëj dy milion e gjysmë dhe unë do paguaj TVSH për 500 milekshin që kam fituar, lek të vjetra.

Mesazhi 6– Z.Fevziu, të lutëm a mund ta pyesni znj.Pipa, nëse profesionet e lira që nuk kanë lëshuar faturë tatimore (psh. 10.000 lekë shërbim) për bizneset e vogla, sa do të ishte vlera totale e faturës nëse do të lëshohej sot(mos ndoshta do të jetë 10.000 + 2.000). Nëse do të jetë 12.000 lekë, ku e sheh znj.Pipa përfitimin e biznesit të vogël? Besoj se nuk justifikohet kjo çmenduri duke sajuar lloj-lloj idesh të gabuara. Aq më tepër znj.Pipa që sipas mendimit tim është personi me kompetent për TVSH-në në Shqipëri.

Mesazhi 7– Përshëndetje …TVSH e biznesit të vogël ndjehet shumë në popull… marrim një shembull konkret, bileta e autobuzit Peshkopi- Tiranë – Peshkopi  është rritur me 100 lekë të reja nga 600 është bërë 700 lekë.

Mesazhi 8– Cënimi i biznesit nga TVSH-ja është shumë i qartë dhe është e turpshme se si përpiqet të mbulohet nga përfaqësuesit e qeverisë me mashtrime. Ka tre shembuj konkretë: 1) Një biznes i cili ka një inventar të madh mallrash të magazinuar të blerë vite më parë. Në qoftë se ky inventar ka vlerë 50 milionë lekë, qeveria po i merr 10 milionë këtij biznesi, kur ky s’ka ku ta gjejë TVSH e blerjeve të vjetra. 2) Në rastin e shërbimeve, konkretisht një servis makinash për shembull, për një riparim pa ndërrim pjesësh, ai merr vetëm hak pune. Pra në rast se haku i punës është 2000 lekë, atij i merret TVSH 400 lekë, por ky nuk ka mall të blerë për ta rimarrë këtë TVSH nga faturat. 3) Në qoftë se shkon në një shumicë, dhe t’i blejë një produkt p.sh 100 lekë, tani që aplikohet TVSH, pika e shumicës e vë çmimin 120 lekë, për të mos pasur humbje vet dhe humbja shkon tek biznesi i vogël që blen atje, ose dhe biznesi i vogel e rrit çmimin dhe dëmtohet konsumatori.

Mesazhi 9- Një pyetje të thjeshtë kisha për të ftuarit nëse mundëm: nëse biznesi i madh nuk ndryshon nga skema, i vogli e shkarkon TVSH-në, konsumatori nuk paguan më shumë se s’ka rritje çmimi. Si shtohen të ardhurat në buxhetin e shtetit se si mësues matematike nuk me del llogaria?

Mesazhi 10– Një kioskë që shet cigare që e ka 5/100 fitimin a e di sa xhiro duhët të bëjë që t’i dali rroga?

Etiketa: falimenton biznesin e vogelqindra mesazheskema e TVSH


Ju sugjerojmë

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit
Bota

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit

22 Qershor, 2025 10:10 pm
Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE
Aktualitet

Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE

22 Qershor, 2025 7:01 pm
Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama: Franca do të përfshihet në ndërtimin e saj
Kryesore

Sulmet e SHBA në Iran, Rama: Shqipëria mbështet përpjekjet e Trump

22 Qershor, 2025 6:52 pm
Aksident në rrugën Librazhd-Qukës, plagosen tre persona
Kronikë

Aksident në rrugën Librazhd-Qukës, plagosen tre persona

22 Qershor, 2025 6:16 pm
3.4 milionë vizitorë të huaj në 5 muaj
Aktualitet

3.4 milionë vizitorë të huaj në 5 muaj

22 Qershor, 2025 4:56 pm
Gonxhja në Preshevë për Panairin e Parë të Librit Shqip: Gjuha, pasuria jonë
Aktualitet

Gonxhja në Preshevë për Panairin e Parë të Librit Shqip: Gjuha, pasuria jonë

22 Qershor, 2025 4:37 pm
Përmeti, tradita dhe natyra e egër po ndihmojnë në zhvillimin e turizmit
Aktualitet

Përmeti, tradita dhe natyra e egër po ndihmojnë në zhvillimin e turizmit

22 Qershor, 2025 4:17 pm
Kafenetë, Shqipëria kampione e rajonit
Aktualitet

Kafenetë, Shqipëria kampione e rajonit

22 Qershor, 2025 4:13 pm
Ekstradohet nga Greqia 45-vjeçari, vodhi bizhuteri në një argjendari
Kronikë

Ekstradohet nga Greqia 45-vjeçari, vodhi bizhuteri në një argjendari

22 Qershor, 2025 3:56 pm
500 motorë ndezin Korçën/ Zhvillohet “Motor and Rock festival”
Aktualitet

500 motorë ndezin Korçën/ Zhvillohet “Motor and Rock festival”

22 Qershor, 2025 3:52 pm
Para
Manchester City i pafuqishëm, Salah dërgon Liverpool në gjysmëfinale

Manchester City i pafuqishëm, Salah dërgon Liverpool në gjysmëfinale

Freedom House: Demokracia në Shqipëri në vend-numëro

Freedom House: Demokracia në Shqipëri në vend-numëro

Rënia e euros/ Si po ndikohen këstet e kredisë, çmimet e shtëpive

Rënia e euros/ Si po ndikohen këstet e kredisë, çmimet e shtëpive
















TE FUNDIT

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin
22 Qershor, 2025

Ministri i Jashtëm i Iranit ka mbërritur në Moskë për bisedime me Vladimir Putinin, sipas një raporti nga agjencia shtetërore...

Lexo më shumë

A është ky vendi ku filloi jeta? Zbulohet “Qyteti i Humbur” nën oqeanin Atlantik

Auto-Skicë
22 Qershor, 2025

Thellë në zemër të Oqeanit Atlantik, shkencëtarët kanë zbuluar një botë nënujore të pabesueshme dhe të mistershme, që mund të...

Lexo më shumë

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit
22 Qershor, 2025

Mbrojtja ajrore është aktivizuar në qytetet iraniane, si Teheran, Tabrizin veriperëndimor dhe Yazdin qendror. Kjo për shkak se IDF, Forcat...

Lexo më shumë

The Times/ Pyetjet e ngritura që duan përgjigje pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit

Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane
22 Qershor, 2025

Pasi Shtetet e Bashkuara vendosën t’i bashkoheshin ofensivës së Izraelit dhe të godisnin objektet bërthamore iraniane, sekretari amerikan i mbrojtjes,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com