Tregtarët janë shprehur të revoltuar sot lidhur me arrogancën që sipas tyre qeveria Rama po tregon në lidhje me taksat dhe sidomos me barrën fiskale që do tu ngarkohet atyre pas hyrjes në fuqi të tvsh-së për bizneset e vogla që kanë një xhiro prej 20 milion lekësh në vit. Njëri prej tyre siç shikohet edhe në video i bën thirrje kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi që të mos e kursejë çizmen ndaj Ramës.
“Unë tani do ngre qepenin se vajti ora 12. Solidarizohem me protestën e Shoqatës së Biznesit të vogël. Kjo është kasa jonë, e Sali Berishës dhe Edi Ramës. Falemintuam o popull. Do më vinte mirë që ajo Monika ta merrte edhe njëherë çizmen kur tha ai për popullin aty. Se populli nuk është nga ai që thotë ai, e tha për rrushin e vet ai, nuk e tha për rrushin e popullit. Populli të ngre e të ul, ka të hypmet dhe të zbritmet e veta. Prandaj bëjini të fala atij se ka ik gjithë rinia nga Shqipëria”, tha tregtari per Neës 24.”