Tregtarët e cilësojnë tërësisht të justifikuar vendimin e tyre për të ulur qepenat ditën e sotme në shenjë protetse kundër vendimit të qeverisë për ti futur në skemën e tvsh-së të gjithë ato biznese që kanë një xhiro vjetore prej 20 milion lekësh në vit.
Tregtarët janë shprehur për kamerat se përfshirja e tyre në skemën e TVSH-së, do t’i rrënojë bizneset e tyre.
“Jo se s’punoj, punoj 16 orë. 3 e mëngjesit e deri në 10 të darkës. Është falimentim nga të gjitha llojet. Se përballojmë dot, dyqanin e kam me qera, qeranë e paguaj. Ça të them unë, TVSH është mbi… Unë punoj fruta perime me kalbësira, më shumë hidhet poshtë sesa shes… E ardhmja është falimentim, nuk kam fjalë të flas. Jo se s’duam të punojmë, ndoshta dhe jashtë shtetit është kështu, por mbase u paguajnë asistencë. Unë po s’dola të punoj, nuk kam asnjë lloj të ardhure tjetër.”-është shprehur një nga shitëset në qytetin e Fierit.