Për shkak të disa çështjeve teknike të paspecifikuara, Eugent Bushpepa ka anuluar turneun e tij për promovimin e këngës në të gjithë Europën.
Ndërkohë “Eurovoix”, ka bërë të ditur se pasi mungoi në festën e Eurovision në Londër, Bushpepa ka anuluar edhe pjesëmarrjen në turne.
Lidhur me këtë Bushpepa ka shkruar në një postim në “Facebook”: “Dëshirojmë t’ju njoftojmë se për shkak të disa problemeve teknike, Eugent Bushpepa nuk do të marr pjesë në turneun e promovimit të këngës në Eurovision 2018 në Tel Aviv, Amsterdam dhe Madrid, edhe pse RTSH ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij 2 muaj më parë”.
Ndërsa mediat shqiptare kanë raportuar se Bushpepa nuk ka marrë pjesë në festën e organizuar nga Eurovision në Londër, pasi ka pasur probleme me vizën. Por delegacioni nuk e ka konfirmuar ende një gjë të tillë.
Teksa kontrolluam vetë profilin e Bushpepës për postimin, ai është fshirë duke mos ditur se çfarë e ka shtyrë këngëtarin në këtë veprim.
Por nga ana tjetër, përgatitjet për performancën përfundimtare në Lisbonë vazhdojmë me intensitet për të sjellë një performancë të thjeshtë dhe emocionale në skenën e Eurovizionit 2018 më 8 maj.
Eugent Bushpepa fitoi edicionin e 56 të Festivalit të Këngës në RTSH, duke siguruar biletën për në “Eurovision 2018” me këngën “Mall”./panoramaplus