Mbetet ende e pazbardhur ngjarja e pak minutave më parë në qytetin Munster të Gjermanisë ku një furgon është lëshuar mbi turmën duke lënë të paktën 3 të vdekur dhe 30 të plagosur. Dyshimet e para të policisë lokale janë për një sulm terrorist, thotë Spiegel. Sipas informacioneve më të fundit mësohet se atentatori është qëlluar nga policia. Sipas të përditshmes “Bild” policia ka nisur një operacion të gjerë ku ka blinduar pjesën e vjetër të qytetit dhe me shumë mundësi bëhet fjalë për një atentat.