Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka sekuestruar 115 kg mishi qengji dhe keci në 23 karkasa , të therura në mënyrë të paligjshme në një stallë bagëtish në pronësi të shtetasit Adem Seriani në malin Sopot të Delvinës .
Trupa inspektimit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Qarku Vlorë, gjatë kontrollit në këtë stallë bagëtish ka sekuestruar në mënyrë të menjëhershme 23 karkasat e qengjave dhe kecave në masën e 115 kg .
Për therje dhe tregtim të mishit në mënyrë të paligjshme, trupa inspektuese e AKU-së ka marrë masën administrative ndaj këtij shtetasi me vlerën e 100 mijë lekëve dhe gjithashtu ka bërë edhe bllokimin e menjëhershëm të aktivitetit .
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i vendosur për të gjurmuar dhe ndaluar cdo therje jashtë thertoreve edhe në zonat më të largëta, inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë cdo rast therjeje apo tregëtimi jashtë standardeve .
Në këto ditë festash trupat inspektuese të AKU-së janë duke instensifikuar kontrollet në te gjithe territorin, për të parandaluar cdo tentativë abuzimi. Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.