Këtë javë emisioni “Opinion” ka pasur në qendër të vëmendjes të gjitha zhvillimet që erdhën nga protesta e Kukësit në Rrugën e Kombit, për shkak të vendosjes së taksës nga qeveria.
Që prej të hënës e deri të enjte emisioni u përqëndrua tek kjo temë e cila duket se pati interes të madh edhe tek qytetarët; protesta, rishikimi i taksës, vendimi i gjykatës për protestuesit dhe të enjte ne ‘Opinion’ është ftuar vet kryeministri Rama të jap shpjegime për këtë çështje.
Mesa duket protesta e Kukësit dhe gjithë zhvillimet që e shoqëruan atë kanë patur interes dhe impakt të madh tek audienca, sepse sipas të dhënave kjo është java me audiencat më të larta në të katërta emisionet, krahasuar javët më parë.
Ditën e hënë kur në emisionin “Opinion” u fol për tensionet që krijoi protesta në Kukës, pas vendimit të qeverisë për pagesën e taksës në Rrugën e Kombit, audienca ishte në shifrat më të larta, mesatarja ishte 45.4%dhe audienca maksimale arriti në 57.1%.
Të martën në mbrëmje në ‘Opinion’ u trajtua taksa në Rrugën e Kombit. “A duhet të rishikohet taksa e Rrugës së Kombit”, ishte pyetja e drejtuesit të emisionit Blendi Fevziu për panelin e pranishëm në studio dhe shikuesit të cilët patën mundësi të jepnin mendimin e tyre në një sondazh të zhvilluar për dy ditë në opinion.al. Audienca maksimale atë mbrëmje arriti në 43.9% ndërsa audienca mesatare ishte 31.3%.
Mbrëmjen e të mërkurës (5 prill 2018) në emisionin ‘Opinion’ u fol për vendimin që Gjykata e Tiranës ka marrë për protestuesit e arrestuar gjatë protestës në Kukës dhe për zhvillimet në Kosovë, ku 6 shtetas turq të cilët kërkoheshin si gylenistë nga Presidenti Erdogan i janë dorëzuar këtij të fundit. Audienca maksimale në këtë emision ishte 39.7% dhe audienca mesatare 29.8%.
Në mbrëmjen e të enjtes në “Opinion” ishin dy intervista të rëndësishme. Në pjesën e parë u transmetua një intervistë me ambasadorin amerikan Donald Lu dhe në pjesën e dytë kryeministri i vendit Edi Rama ishte përball gazetarit Blendi Fevziu. Rama ju është përgjigjur një sërë pyetjesh për protestën dhe taksën në rrugën e kombit, e jo vetëm. Duket se audienca serish ka qenë në shifra të larta; maksimalja arriti në 42.9% dhe audienca mesatare ishte 31.9%.
Emisinoni më i ndjekur është ai i ditës së hënë i cili ka thyer rekord shikueshmërie krahasuar me emisionet e tjerë Opinion gjatë kësja jave. Më pak i ndjekuri ishte ai i ditës së mërkurë në mbrëmje; në të dyja rastet u fol për ngjarjen e kukësit./Gerta Zaimaj-opinion.al