Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Senida Mesi përplaset me Voltana Ademin dhe fton deputetin demokrat në zyrë

2018/04/06 at 6:26 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Senida Mesi përplaset me Voltana Ademin dhe fton deputetin demokrat në zyrë

 


Zv. Kryeministrja Senida Mesi ka qenë sot e pranishme në Shkodër, në një tryezë të organizuar nga Ambasada Britanike, lidhur me adresimin dhe parandalimin e krimit vecanërisht tek të rinjtë.

“Jemi plotësisht të angazhuar në adresimin dhe parandalimin e krimit tek të rinjtë dhe kemi ndërmarrë nisma konkrete si policimi në komunitet apo përfshirja e  Oficerëve të Sigurisë në shkollat e mesme”, u shpreh Mesi.

Ndërkohë ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman bëri me dije se rreth 700 shqiptarë rezultojnë të burgosur në Britaninë e Madhe për veprimtari kriminale dhe 50 % e tyre janë nga qarqet veriore të vendit.

Ai theksoi mbështetjen afatgjatë për Shqipërinë në çdo fushë, edhe pse Britania e Madhe tashmë nuk është më pjesë e BE.

E pranishme në këtë takim, kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, tha se krimi i organizuar është një problem dhe Shqipëria vijon jetë vend prodhimi e trafikimi i drogës.

“Krimi, sidomos ai i lidhur dhe mbrojtur në bashkëpunim me politikën, është shqetësim real dhe vazhdon të jetë i tillë për shoqërinë shqiptare. Krimi i organizuar është realitet i hidhur për vendin tonë. Shqipëria vazhdon të jetë fatkeqësisht vend prodhimi dhe eksportimi i drogës. Droga është biznes fitimprurës për trafikantët. Ka katër urdhër-arreste për ish drejtues të lartë të shtetit, që dyshohen si të përfshirë në trafikun e drogës bashkë me ish-ministrin e Brendshëm. Unë do kisha një sugjerim për organizatorët, por edhe për të gjithë ne, përfaqësuesit e ministrisë dhe policisë të ishin këtu se kanë funksionin e parë ligjor”, u shpreh Ademi.

 

Zëvendës Kryeministrja iu përgjigj akuzave të Kryebashkiakes duke u shprehur se nuk është aspak me vend të dëgjojmë retorikë politike në tryeza të tilla, që kërkojnë statistika serioze dhe bashkëpunim për parandalimin e krimit, dhe jo disa të dhëna që janë mbledhur nga disa specialistë IT që nuk kanë bërë mirë detyrat e shtëpisë! Ajo kërkoi shembuj suksese nga Bashkia e Shkodrës dhe i kerkoi Kryebashkiakes të tregojë vizion e lidership.

“Nuk përshëndes statistikat të bëra nga një specialiste e rëndomtë, pa bërë mirë detyrat e shtëpisë. Dëgjoj shembuj suksesi të Malësisë së Madhe, por nuk dëgjoj asnjë shembull suksesi në Bashkinë Shkodër. Jemi këtu për të adresuar problematika dhe për të zgjidhur ato çështje.

Të tregojmë vizion, lidership dhe qeverisje. Do doja sugjerime, rekomandime, punë të përbashkët me qëllim që krimin e organizuar, përfshirë dhe në politikë, meqë Ademi e ka me shumë merak, ta shohim çdo ditë”, tha Mesi.

Znj. Mesi u largua pa përfunduar takimi, gjë që solli reagimin e deputetit Gurakuqi i cili i kërkoi Zëvendës Kryeministres të qëndrojë e të japë përgjigje për problemet e vendit.

Zëvendës Kryeministrja e ftoi deputetin Gurakuqi në zyrë për të dialoguar.

Ndërkohë mësojmë se Znj. Mesi është larguar pasi ka marrë pjesë në mbledhjen urgjente të qeverisë.

Burime bëjnë me dije se Rama ka thirrur urgjent mbledhjen e qeverisë për të diskutuar mbi taksën e Rrugës së Kombit pas ngjarjeve të trazuara që kanë ndodhur këto ditë që sollën edhe 11 të arrestuar nga protesta në Kukës.

 

 

Etiketa: Senida Mesivoltana ademi


Ju sugjerojmë

I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Aktualitet

Tiranë, plagoset me armë zjarri një 27-vjeçar në zonën e Freskut. Ja gjendja e tij

2 Gusht, 2025 8:38 pm
Financat: Të ardhurat u rritën me 6.7% në 6 mujorin e parë të vitit
Aktualitet

Jo më biznese që përjashtohen nga Tatimet/ Reforma prek IT-në dhe bizneset sezonale

2 Gusht, 2025 8:07 pm
1 në 6 persona, të prekur nga vetmia/Sociologët: Fenomeni, jo vetëm te të moshuarit
Aktualitet

1 në 6 persona, të prekur nga vetmia/Sociologët: Fenomeni, jo vetëm te të moshuarit

2 Gusht, 2025 7:02 pm
Dibër/ Plagos me thikë nënën e tij gjatë një konflikti, arrestohet 26 vjeçari
Aktualitet

Dibër/ Plagos me thikë nënën e tij gjatë një konflikti, arrestohet 26 vjeçari

2 Gusht, 2025 6:00 pm
“Më i fuqishëm i 40 viteve të fundit”, Napoli goditet nga tërmeti
Aktualitet

Lëkundje sizmike në Tiranë/ Ja magnitudat dhe epiqendrat e tërmetit

2 Gusht, 2025 5:34 pm
62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Aktualitet

Urgjenca/ mbi 110 mijë thirrje për ndihmë mjekësore!Numri i vizitave në banesë dhe..

2 Gusht, 2025 5:19 pm
Tiranë/ Zjarr afër një karburanti në Yzberisht, tymi mbulon zonën
Aktualitet

Tiranë/ Zjarr afër një karburanti në Yzberisht, tymi mbulon zonën

2 Gusht, 2025 5:03 pm
Durrës/ Mbytet në det turistja boshnjake
Aktualitet

Durrësi, i rezervuar deri në shtator/ Turoperatorët: Fluks i lartë pushuesish

2 Gusht, 2025 4:56 pm
Islanda, Mali i Zi apo Shqipëria – cili shtet anëtarësohet i pari në BE?
Aktualitet

Islanda, Mali i Zi apo Shqipëria – cili shtet anëtarësohet i pari në BE?

2 Gusht, 2025 4:46 pm
Dëmet nga zjarret, Zhupa nga Delvina: Qeveria të dëmshpërblejë banorët
Politikë

Dëmet nga zjarret, Zhupa nga Delvina: Qeveria të dëmshpërblejë banorët

2 Gusht, 2025 1:00 pm
Para
Eshtë tronditëse! Ky aktor i famshëm ka vrarë një femër

Eshtë tronditëse! Ky aktor i famshëm ka vrarë një femër

Durrës, prokuroria sekuestron tre kate të hotel ‘Perandor’

Durrës, prokuroria sekuestron tre kate të hotel ‘Perandor’

“Tërmet” në SHISH/ Shkarkohen nëntë drejtorë, emërohen 12 të tjerë

“Tërmet” në SHISH/ Shkarkohen nëntë drejtorë, emërohen 12 të tjerë
















TE FUNDIT

Tiranë, plagoset me armë zjarri një 27-vjeçar në zonën e Freskut. Ja gjendja e tij

I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
2 Gusht, 2025

Një 27 vjeçar dyshohet se është plagosur me armë zjarri në zonën e Freksut. Sipas informacionit paraprak të policisë rreth...

Lexo më shumë

Hamasi vendos kushtet: Nuk dorëzojmë armët pa një shtet palestinez..

Hamasi vendos kushtet: Nuk dorëzojmë armët pa një shtet palestinez..
2 Gusht, 2025

Zyrtarisht Hamasi ka deklaruar se nuk do të dorëzojë armët përveç nëse themelohet një shtet palestinez i pavarur dhe sovran,...

Lexo më shumë

Jo më biznese që përjashtohen nga Tatimet/ Reforma prek IT-në dhe bizneset sezonale

Financat: Të ardhurat u rritën me 6.7% në 6 mujorin e parë të vitit
2 Gusht, 2025

Përjashtimet dhe lehtësitë tatimore për sektorë të caktuar do të shkojnë drejt heqjes. Ndryshimet në ligjin “Për tatimin mbi të...

Lexo më shumë

Rritet numri i rasteve të dhunës në familje në Gjermani

Rritet numri i rasteve të dhunës në familje në Gjermani
2 Gusht, 2025

Në Gjermani, më shumë njerëz sesa kurrë më parë janë bërë viktima të dhunës në familje më 2024, sipas një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com