Lulzim Basha deklaroi se protestat nuk do të ndalen derisa të lirohen të 11 kuksianët e arrestuar, dersa të anulohet taksa e Rrugës së Kombit dhe derisa të shkojnë para ligjit urdhëruesit e dhunës ndaj qytetarëve.
Kreu i PD-së e quajti Ramën një frikacak që është futur në bunker dhe e ka të pamundur të kuptojë problemet e shqiptarëve.
Basha e bëri këtë deklaratë para mediave sëbashku me disa kuksianë, me të cilët zhvilloi një takim disa minuta më parë.
PJESË NGA DEKLARATA:
Kam, pritur burrat nga Kukësit, të cilët pasi u dhunuan në mënyrë shtazarake u liruan më kusht. Shikoni këta burra, shikoni fytyrat e tyre. Këta janë njerëzit në shtëpitë e të cilëve ka mjerim. Këta janë njerëzit që Edi Rama i do në burg. Dhe ka nisur një hetuesi Rama-Marku për ti futur këta në burg.
Jam kerënar që jam sot përkrah tyre dhe jam krenar që së bashku me deputetë të tjerë jemi dhe në hetuesi politikë.
Rama është një frikacak dhe është futur në bunker, por kjo është fundit për të.
Prandaj i bëj thirrje qytetarëve që të vazhdojmë me revolt deri në fitore, për ti dhënë fund shtetit grabitqar, të privatizuar, që vërsuli policinë drejt njerëzve të pa mbrojtur. Ndërsa ata që janë të korruptuar duhet të japin përgjegjësi. Ne nuk do të ndalemi derisa të dalin të gjithë nga burgu.