Ambasadori amerikan Donald Lu ishte sot në një aktivitetet të thirrur nga n/kryetarja e Kuvendit për çështjen e LGBT-së në vend. Ai atakoi drejpërdrejt deputetët e PD, Tritan Shehu dhe Oriola Pampuri por edhe ish-ministrin Ylli Manjani për debatin që nxitën kundër LBGT-së. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Manjanit i cili i kujton z. Lu se nuk duhet të shfokusohet nga thelbi i çështjes: Financimet e dyshimta të SOROS për kapjen e drejtësisë në vend.
Reagimi i plotë i Manjanit
Në vijim të mos shfokusimit, një përgjigje për Ambasadorin Amerikan që ka më shumë përparsi LGBT:
Edhe unë zoti Lu, po ndjek me vemendje debatin në Amerikë për përfshirjen Tuaj në dorëzimin e Sistemit të Drejtësisë së Shqipërisë në duart e Qeverisë!
Kjo është më e rëndësishme!
Ndjesë që nuk debatoj dot me ty në Kuvend sepse nuk jam deputet!
Lexo edhe:
Donald Lu vlereson deputetet e PS dhe kritikon ata te opozites