“Kemi ndjekur debatin e nxitur nga Tritan Shehu, Ylli Manjani, Oriola Pampuri. Shpresoj që drejtuesite tyre politikë ta kuptojnë se fjalët e tyre nuk përfaqësojnë vetëm bindjet e tyre partiake, por edhe të njerëzve që i kanë zgjedhur (elektorati). Populli shqiptar është shumë tolerant, unë shpresoj që edhe politikanët të jenë po kaq tolerantë”. Kështu u shpreh sot ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu në një forum për aktivitetin e LGBT në Shqipëri. Po kështu ai përgëzoi deputetët e PS, duke përmendur Vasilika Hysin, Olta Xhaçkën, Elona Gjebrean që kanë qenë sipas tij tolerant dhe kanë treguar mbështetje ndaj këtij komuniteti.
Më tej tha se “është e vërtetë se kam parë përparim gjatë tre viteve të mia në Tiranë, por kam parë dhe diskriminimin dhe homofobi të vazhdueshme. Kam parë fare pak politikanë të gatshëm të marrin pjesë në aktivitete, të mbështesin këtë komunitet siç është marshimi i krenarisë apo mbrëmja gala për indeksin LGBT”.
Lexo edhe: Vasilika Hysi: Kur flasim për çështjet e LGBTI ka kolegë që i zë tmerri dhe nuk e pranojnë diskutimin e kësaj çështje. /Opinion.al