Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

50 vjet më parë u vra Martin Luther King/ Përse kemi nevojë për heronj

2018/04/05 at 11:07 PM
në Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
50 vjet më parë u vra Martin Luther King/ Përse kemi nevojë për heronj

50 vjet më parë, më 4 prill 1968 në Memphis, u vra Martin Luther King. Një ditë e përshtatshme për të kujtuar se heronj të tillë nevojiten edhe në kohën e sotme, mendon kryeredaktorja e DW, Ines Pohl.

USA Martin Luther King, Jr. National Memorial in Washington (picture-alliance/Arco Images/J.T. Werner)Statuja e Martin Luther King-ut në Uashington

Nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, dramaturgu gjerman, Bertolt Brecht, e vuri Galileun e tij të thoshte: “Mjerë ai vend që ka nevojë për heronj.” Një fjali, me të cilën shkrimtari i persekutuar nga nazistët denonconte kultin e ekzagjeruar të heroit në shtetet jo të lira. Brecht-i ishte thellësisht i bindur se në një vend liberal dhe demokratik njerëzit nuk kanë nevojë për heroizmin e një individi për të zgjidhur problemet. Përkundrazi. Në këto vende lypset përgjegjësia e individit, kulti i heroit është baras me bindshmërinë e verbër dhe kësisoj deri diku me një paaftësim të zgjedhur vetë.

Besimi tek një jetë më e mirë

50 vjet më parë u vra Martin Luther King. Predikuesi me ngjyrë që nuk pushoi së luftuari kundër padrejtësisë dhe Luftës së Vietnamit dhe për kushte të barabarta pune për zezakët. Ai që, megjithë dhunën ndaj tij dhe simpatizantëve të tij, mbeti paqësor.  Dhe që deri sot u jep kurajë atyre që nuk kënaqen me gjendjen ekzistuese dhe besojnë se është e mundur një jetë më e mirë.

Pak ditë më parë, qindra mijëra protestues në Uashington dhe shumë qytete të tjera në Shtetet e Bashkuara protestuan kundër influencës së lobit të armëve. Drejtuar dhe organizuar nga ato studente dhe ata studentë të Parklandit që mbijetuan masakrën në shkollën e tyre. Vetëkuptueshëm u mblodhën pas fjalëve të Martin Luther King-ut. Vunë mbesën e tij nëntëvjeçare, Yolanda Renee King, që të thoshte fjalët e tij: “Unë kam një ëndërr”. Me 18-vjeçaren Emma Gonzalez, ata kanë në krye të lëvizjes së tyre një grua që duket si varianti i ri, modern, femëror i Martin Luther King-ut.

Ines Pohl Kommentarbild App (DW/P. Böll)Kreyeredaktorja e Deutsche Welle-s, Ines Pohl

Heronj si Martin Luther King nuk çojnë në bindje të verbër. Përkundrazi, ata inkurajojnë dhe fuqizojnë individët. Ata bëjnë që pas tyre të krijohen bashkësi që janë më të fuqishme se një i vetëm. Që të mund të luftojnë kështu për më shumë ndikim politik.

Heronj si King-u japin shpresë

Mbi të gjitha, heronj si Martin Luther King japin shpresë. Shpresë se ia vlen të ngrihesh. Të dalësh nga zona jote e vogël dhe e mbrojtur, dhe të tregosh kurajë qytetare. Të solidarizohesh. Të krijosh rrjete dhe të mos dorëzohesh. Ata trondisin zonat e rehatisë së të privilegjuarve, apelojnë tek këta që të angazhohen.

Është pikërisht kjo energji, për të cilën ka nevojë Gjermania dhe shumë vende të tjera, që, megjithë kompleksitetin e kësaj bote, megjithë konfliktet e shumta që duken si pa rrugëdalje, shpresa të mos humbë. Është besimi te fuqia dhe mundësitë e një shteti demokratik. Shteti që për të funksionuar ka nevojë për qytetare dhe qytetarë të angazhuar. Dhe që nuk mjaftohet me kinse mungesën e alternativave.

Sot Martin Luther King nderohet në mbarë botën. Jo vetëm sepse ai arriti gjëra të mëdha në jetë. Por sepse është ende i nevojshëm deri më sot. / DW

Etiketa: martin lutherkingvrasje


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Rruga e Kombit, Haradinaj: Po të ishim pyetur, mund të paguanim edhe ne nga buxheti ynë

Rruga e Kombit, Haradinaj: Po të ishim pyetur, mund të paguanim edhe ne nga buxheti ynë

Taksat në Shqipëri, Spaho: Rama gënjen, për 5 vjet ka vjedhur 3.8 miliardë dollarë

Taksat në Shqipëri, Spaho: Rama gënjen, për 5 vjet ka vjedhur 3.8 miliardë dollarë

Pas intervistës Blendi Fevziu ka një dhuratë për Edi Ramën, ja çfarë i  thotë Kryeministri

Pas intervistës Blendi Fevziu ka një dhuratë për Edi Ramën, ja çfarë i  thotë Kryeministri
















TE FUNDIT

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
7 Qershor, 2025

Policia doganore ka gjetur paraditen e sotme 3 armë dhe 1580 fishekë të fshehura brenda një automjeti të braktisur prej...

Lexo më shumë

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme 7 qershor, në orën 20:45, Shqipëria do të përballet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’ me Serbinë. Policia...

Lexo më shumë

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
7 Qershor, 2025

Një sherr i dhunshëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Ksamil, ku 5 persona u konfliktuan për një vend parkimi....

Lexo më shumë

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
7 Qershor, 2025

Jashtë një kafeneje, pak metra larg ”Arenës Kombëtare”, dy burra qëndronin mbi karrige dhe po rregullonin dy flamurë në një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com