Bayern Munchen mori një fitore të rëndësishme 1-2 në ndeshjen e parë çerekfinale në Champions League, përballë Sevillas në transfertën e “Ramon Sanchez-Pizjuan”.
Në Spanjë, bavarezët ia dolën të përmbysin golin e parë të shënuar nga vendasit.
Ishte Sarabia ai që zhbllokoi rezultatin, me një gol pasi mori një top të gjatë në zonë. Por, avantazhi i ekipit të Montellës zgjati vetëm 5 minuta, dhe për fat të keq, Jezus Navas shënoi një autogol, që barazoi shifrat.
Në të 68-tën, ishte Tiago Alcantara ai që shënoi edhe të dytin për ekipin e Heynkes, që tashmë në sfidën e kthimit edhe pse nuk ka siguruar ende asgjë, do të jetë më i qetë.