23 të arrestuarit për protestën në Rrugën e Kombit do të dalin në Gjykatën e Kukësit për masën e sigurisë. Duke qenë se pati një konfuzion mbi vendin dhe datën ku mbahej kjo seanca, tashmë gjithçka është sqaruar zyrtarisht nga kancelari i gjykatës së Kukësit, Shikim Korbi. Seanca për masën e sigurisë do të zhvillohet të mërkurën më 4 Prill në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës.
Kancelari deklaroi për gazetarët se “kërkesa nga prokuroria për vlerësimin e masës së arrestit ka ardhur sot në orën 9:45. Gjykata ka vendosur që seanca për masat e sigurisë të zhvillohet nesër (e merkure) në orën 09:00. Infrastruktura e Gjykatës nuk lejon që të 23 të arrestuarit të vijnë në sallë, por do të shikojmë mundësitë që seanca të zhvillohet për të gjithë njëherësh. Akuza është për kundërshtim i forcave të policisë dhe shkatërrim i pronës publike”.
/Opinion.al