Një incident i rëndë është shënuar dje në urbanin e linjës Tiranë Vorë, ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur. Pas një sherri për motive banale mes pasagjerit, kontrollorit dhe faturinos, këta dy të fundit kanë rrahur dhe goditur me thikë 23 vjecarin që ishte pasagjer në urban. Policia tha se ka arrestuar në flagrancë, Hazbi Begu, 23 vjeç, banues në Fushë-Prezë, faturino i urbanin dhe ka shpallur në kërkim kontrollorin, me iniciale C.K., 28 vjeç, banues në Tiranë.
Njoftimi i policisë së Tiranës për ngjarjen
Më datë 02.04.2018, në rrugën dytësore Tiranë – Vorë në autobusin e linjës Tiranë-Vorë, shtetasi R.M., 23 vjeç, banues në Kodër-Kamëz, pasagjer, është konfliktuar për motive të dobëta me fatorinon e autobusit shtetasin Hazbi Begu, 23 vjeç, banues në Fushë-Prezë dhe me kontrollorin e linjës për autobusët shtetasin C.K., 28 vjeç, banues në Tiranë. Më pas shtetasi C. K., në bashkëpunim me shtetasin Hazbi Begu e kanë goditur me mjet prerës thikë shtetasin R. M., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 76-22, 25 dhe 279 të Kodit Penal, në ngarkim të dyshuarve H. Begu dhe C. K.
/Opinion.al