Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës për shpërndarje të lëndëve narkotike të forta.
Ai është Izmir Gurluge, i cili u kap gjatë një kontrolli të ushtruar në mjediset e ofiçinës, pranë banesës së tij me një sasi 31.13 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, një peshore elektronike dhe një telefon celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “ Prodhim dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 të Kodit Penal.