Suksesi dhe fama e tyre janë për t’u adhuruar dhe fakti që janë shqiptare na bënë të gjithë krenar.
Por, Dua Lipa dhe Rita Ora nuk gëzojnë një raport për t’u “vlerësuar” me njëra-tjetrën, madje mediat e shoëbizit i cilësojnë si rivale në skenë dhe në jetë.
Armiqësia e tyre e fshehur, duket se do të ndizet edhe më tepër pas një fotoje tepër provokuese të Duas në Instagram, ku ajo pozon krah ish të dashurit të Rita Orës, Bruno Mars.
Dua shfaqet vetëm me të brendshme të zeza, dhe krahëve ka hedhur një xhaketë ngjyrë rozë.
Fotoja, e cila shoqërohet me një mesazh falënderimi për Mars, është realizuar në Perth të Australisë, ku edhe u mbyll turi i koncerteve të këngëtarit të njohur, ku Dua ishte e ftuar speciale.
Por mbetet të shohim reagimin e Ritës pas kësaj fotoje “me spec” të Duas!/shqip.com