Mbrëmjen e sotme emisioni “Opinion” ka ardhur me një temë soft jo nga aktualiteti. Në studion e Opinion po flitet për keqkuptimet mes meshkujve dhe femrave. Që në nisje ka pasur një sërë batutash të cilat kanë shkaktuar të qeshura, siç ndodh gjithmonë në tema të tilla, por teksa emisionin po e ndiqni në ekranin e TVKlan më poshtë ju sjellim disa momente pas kamerave.
Femrat e panelit shihen teksa bëhen gati, dikush rregullon këpucët e dikush tjetër getat. Në video drejtuesi i emisionit Blendi Fevizu së bashku me analistin Lorenc Vangjelis shfaqen në dhomën e grimit, dhe për çudi femrat këtë herë u bënë gati në kohë dhe nuk u vonuan para pasqyrës me grimin./G.Z- Opinion.al