Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka publikuar disa pamje me video nga Urgjenca e Tiranës. Përmes këtyre videove të postuara në profilin personal në Facebook, Spahia tregon se autoambulanca e urgjencës është pa asnjë pajisje për t’i ardhur në ndihmë pacientëve, duke shfaqur edhe kushtet tepër skandaloze të ambienteve të urgjencës. Ai tregon se i gjithë shërbimi, mbulohet nga gjashtë autoambulanca ku duhet të punojnë 30 vetë personel në çdo turn; mjekë, infermierë dhe shoferë. Sipas tij, ‘Rilindja’, dëmton rëndë jo vetëm xhepin por edhe shëndetin.