Ishte paralajmëruar më parë emisioni më i ri që do niste në Tv Klan nën drejtimin e Kiara Titos. Siç ishte zbuluar emisioni do të trajtonte operacionet plastike, por vetëm kaq ishte bërë e ditur. Mesa duket jemi shumë pranë transmetimit të këtij formati, pasi ka dalë edhe spoti i tij i parë. Mesa duket moderatorja Kiara Tito do na sjellë në ekran copëza lumturie, pasi në fokus janë operacionet të cilat kanë ndryshuar rrënjësisht jetën e njerëzve.
Formati do të mbajë emrin “Doktor Plastik”, dhe tashmë ka një fanpage në Facebook dhe Instagram ku mesa duket do të na mbajë të informuar me të gjithë detajet.