Arrestimi i Gjuriç dje pasdite në Kosovë ka krijuar efektin zinxhirë. Lista Serbe është larguar nga koalicion qeveriës në Kosovë, duke rrezikuar kështu qeverinë “Haradinaj”. Sa kaq Serbia ka hedhur akuza të rënda ndaj Kosovës. Lidhur me këto zhvillime të fundit, pritet të ndërhyjë BE-ja.
Shefja e Politikës së Jashmte e Bashkimit Evropian Federica Mogherini mësohet se sot pasdite do të udhëtojë për në Beograd ku pritet të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Vizita është konfirmuar nga Brukseli për agjencinë e lajmeve serbe “Tanjug”
Largimi i Listës Serbe
Lista Srpska ka vendosur të largohet nga koalicioni qeverisës që përbëhet nga Partia Demokratike e Kosovës, AAK, Nisma për Kosovën, Aleanca Kosova e Re dhe 6 Plus. Largimin nga Qeveria, Lista Srpska e ka shpallur në Beograd. Këtë e ka bërë kreu i Komunës së Veriut, Goran Rakiç, i cili ka thënë se serbët nuk mund ta durojnë atë që ndodhi dje.
“Jemi dëshmitarë që pas ngjarjeve të djeshme në Mitrovicë dhe dhunës ndaj përfaqësuesve të Republikës së Serbisë, ne si përfaqësues legalë të serbëve në Kosovë nuk mund të jemi memecë ndaj kësaj, ajo çfarë ndodhi dje vërtet për secilin për ne ishte e tmerrshme kur ROSU ia mësynë njerëzve dhe kjo ishte arsyetimi i tyre që nuk pranuan kërkesën për vizitën në territorin tonë”, ka thënë ai.
Lexo edhe: