Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Grabitja e Fierit, misteri që mbulon ngjarjen: Nuk gjenden celularët e viktimës dhe të plagosurit

2018/03/27 at 10:32 AM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Grabitja e Fierit, misteri që mbulon ngjarjen: Nuk gjenden celularët e viktimës dhe të plagosurit

Policia nuk ka mundur të identifikojë personat e tjerë që morën pjesë në grabitjen e Fierit, përpos të plagosur Arben Muça që mbahet ende në spital. Kujtojmë se në këtë ngjarje humbi jetën një 20 vjeçar i cili u qëllua nga policia. Sakaq, grabitësit e tjere që besohet se kanë qenë 3 janë ende të paidentifikuar.


Grabitësi i plagosur nuk ka pranuar të japë asnjë të dhënë për grupin hetimor duke u shprehur se “jam i traumatizuar nuk mbaj mend se çfarë ka ndodhur”. Sakaq hetuesit nuk kanë arritur të shtiejnë në dorë aparatet celularë të viktimës, Xhuloi Sollaku dhe të plagosur Arben Muça, çka mund të ndihmonin hetimet dhe indentifikimin e autorëve të tjerë të grabitjes.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe kontrollit të ushtruar në trupin e viktimës e të plagosurit, nuk është gjetur asnjë aparat celular.Burimet shprehen se nuk dihet nëse grabitësit kanë përdorur të njëjtin numër si për të komunikuar me familjarët, ashtu edhe me njëri-tjetrin. Dyshohet se para se të shkonin për të kryer grabitjen, t’i kenë lënë celularët në automjetin tip “Fuoristradë” me të cilën u larguan tre prej tyre.

Ndërkohë, mësohet se janë gjetur vetëm armët e zjarrit e përdorura prej dy grabitësve dhe çanta me veglat që hajdutët kanë përdorur për të hapur bravën e derës së banesës. Nga burimet bëhet e ditur se të pesë grabitësit kanë qenë duke hapur derën e çiftit Minella Muça, madje, kanë tentuar të hapin edhe derën e një fqinji. Në momentin kur policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, pranë hyrjes së pallatit ku jetojnë çifti i të moshuarve Muça, të pesë grabitësit kanë zbritur me vrap shkallët dhe kanë shtënë me armë zjarri ndaj policisë.

Arben Muça ka zbritur në trotuar dhe ka qëlluar me kallashnikov drejt policisë, duke mundësuar largimin e tre prej pesë grabitësve. Kur Arben Muça është plagosur dhe ka rënë në tokë, ka qenë Xhuliano Sollaku që ka mbuluar shokët e tij duke qëlluar kundër policisë.

Por, gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, Sollaku ka mbetur i vdekur në vend. Duke përfituar nga mbulimi i dy shokëve të tyre, tre grabitësit e tjerë kanë mundur të largohen me një automjet tip “Fuoristradë”, ndërkohë që fatmirësisht në radhët e policisë nuk ka pasur të lënduar. Burimet pohojnë se pavarësisht se ka persona që dyshohet që kanë dijeni mbi ngjarjen, ende nuk janë arritur të sigurohen prova konkrete për të dyshuar të tjerë si të implikuar.

Nga hetimet paraprake dyshohet se grupi në fjalë kishte kohë që vepronte në disa qytete të vendit.

Policia dhe prokuroria janë duke verifikuar të kaluarën e Sollakut dhe Muçës për të siguruar informacione dhe prova ndaj bashkëpunëtorëve të tyre të mundshëm në këtë ngjarje. Vetë i plagosuri Arben Muça nuk ka pranuar të bashkëpunojë, duke pohuar para hetuesve se ishte i tronditur e nuk mbante mend asgjë.



Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Temperaturat arrijnë deri në 42 gradë, parashikimi i motit për sot

10 Gusht, 2025 8:07 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

10 Gusht, 2025 8:06 am
Shkoi si turist në Zvicër, 23-vjeçari shqiptar kapet në shitje kokaine
Kronikë

Shkoi si turist në Zvicër, 23-vjeçari shqiptar kapet në shitje kokaine

9 Gusht, 2025 7:03 pm
“Linjë kredie 250 mln €”/ Rama në Cërrik: Na duhet një kthesë për projektet në fshat
Aktualitet

Ndërtimet pa leje, Rama: Së shpejti masa të reja për shkelësit e ligjit

9 Gusht, 2025 6:33 pm
Rama vlerëson aktet heroike të 2 efektivëve Troci e Mustaj:Mirënjohës për shembullin
Aktualitet

Rama vlerëson aktet heroike të 2 efektivëve Troci e Mustaj:Mirënjohës për shembullin

9 Gusht, 2025 6:27 pm
Të bllokuar me velierën e tyre në det, shpëtohen turistët gjermanë në Vlorë
Aktualitet

Të bllokuar me velierën e tyre në det, shpëtohen turistët gjermanë në Vlorë

9 Gusht, 2025 4:57 pm
Itali/ Ndjekje me shpejtësi, shqiptari rrezikon policë dhe udhëtarë, kapet pas 60 km
Kronikë

Itali/ Ndjekje me shpejtësi, shqiptari rrezikon policë dhe udhëtarë, kapet pas 60 km

9 Gusht, 2025 4:36 pm
Trafik armësh me autobus drejt Italisë, arrestohen tre persona
Aktualitet

Trafik armësh me autobus drejt Italisë, arrestohen tre persona

9 Gusht, 2025 3:34 pm
Bumi turistik në Shqipëri: Çfarë thonë statistikat?
Aktualitet

Bumi turistik në Shqipëri: Çfarë thonë statistikat?

9 Gusht, 2025 2:05 pm
Ezaurohen kapacitetet e hoteleve në Durrës
Aktualitet

Ezaurohen kapacitetet e hoteleve në Durrës

9 Gusht, 2025 1:16 pm
Para
Shën Valentini juaj, sipas shenjës së horoskopit

Horoskopi i dashurisë pë këtë javë. Ja kujt do i buzëqesh Venusi

VIDEO/ Kush janë të infiltruarit rus në administratë e media? Deklarata e fortë në ‘Opinion’

VIDEO/ Kush janë të infiltruarit rus në administratë e media? Deklarata e fortë në 'Opinion'

E frikshme, të rinjtë që konsumojnë hashash i shkaktojnë trurit dëme të pariparueshme. Ja rreziku më i madh

E frikshme, të rinjtë që konsumojnë hashash i shkaktojnë trurit dëme të pariparueshme. Ja rreziku më i madh
















TE FUNDIT

Temperaturat arrijnë deri në 42 gradë, parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
10 Gusht, 2025

Ditën e diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët dhe të...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, 22 nëntor 2023
10 Gusht, 2025

Dashi – Kjo ditë sjell një zgjim të rëndësishëm të brendshëm. Pas javësh me lodhje apo përgjegjësi të rënda, rikthehet një...

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet, 34 të vrarë në Gaza

Izraeli do të lejojë vendet e huaja të dërgojnë ndihma nga ajri në Gaza
9 Gusht, 2025

Agjencia e mbrojtjes civile e Gazës tha se të paktën 34 persona u vranë të shtunën, përfshirë edhe ata që...

Lexo më shumë

Greqia i vjen në ndihmë Gazës, lëshon 8.5 ton ushqime për palestinezët

Italia do të evakuojë fëmijë nga Gaza për trajtim mjekësor
9 Gusht, 2025

Forcat e Armatosura Greke, pas bashkëpunimit dhe koordinimit të Ministrive të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes Kombëtare me autoritetet kompetente...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com