Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrestimi i Gjuriç, barrikada në Veri të Kosovës. Lista Serbe paralajmëron largimin nga qeveria

2018/03/27 at 10:07 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestimi i Gjuriç, barrikada në Veri të Kosovës. Lista Serbe paralajmëron largimin nga qeveria

Lista Serbe paralajmëron daljen nga koalicioni qeveritar në Kosovë. Kështu shkruajnë mediat serbe. Veprimi është ndërmarrë një ditë pas arrestimit të Marko Gjuriç në Kosovë. Sot përfaqësues të kësaj partie udhëtojnë drejt Beogradit për të takuar presidentin Aleksandër Vuçiç, shkruan B92.


Gjatë një konference për media mbrëmë në Beograd, Vuçiç tha se vendimi për t’u larguar nga Qeveria e Kosovës i takon Listës Serbe. “Nuk do të marr vendime për ta dhe kjo u takon atyre, por duhet të vendosin me gjakftohtësi”, theksoi ai.

Ndërsa kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç është shprehur se po shqyrton mundësinë për tu larguar nga qeveria.
“Ne do të marrim një vendim të mençur, do të udhëhiqemi nga interesat e qytetarëve”, ka thënë Rakiç, shkruajnë mediat serbe. Sipas tij “ky nuk ishte vetëm sulm brutal klasik por një sulm terrorist më shumë mbi popullin të paarmatosur serb”.

Sakaq, mbrëmjen e djeshme serbët kanë bllokuar disa rrugë në Veri me makina e kamionë, një praktikë kjo aspak e re për ta. Një numër i madh serbësh u mblodhën në këto të ashtëquajtura “barrikada”. Rruga u bllokua në vendin e njohur si Rudarë në Zvecan, një pikë tejet e rëndësishme sepse lidh Prishtinën me kryqëzimin administrativ të Jarinjës.

Efekti zinxhir erdhi pasi një grup zyrtarësh të lartë të Serbisë dje morën rrugën për në Kosovë, ndonëse disa prej tyre nuk patën leje për t’u futur në këtë shtet. Në mesin e tyre ishte drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, i cili hyri në veri të Mitrovicës përmes rrugëve ilegale.

Ai kishte shkuar për të mbajtur një takim me serbët, por Policia e Kosovës i vendosi prangat Gjuriçit. Pasi u mbajt disa orë në stacionin policor në Prishtinë, Gjuriç u transportua me mjete të blinduara të ushtrisë në Merdare ku iu dorëzua autoriteteve serbe. /Opinion.al

Në video: raportimi i gazetarit të Klan Kosoves per situaten sot ne mengjes ne Mitrovice

Etiketa: arrestimiefekti zinxhiregjurickosovelista serbetension veri


Ju sugjerojmë

Ndërhyrja e policisë në ambientet e News 24, reagon MEKI: Është konform ligjit
Aktualitet

Ndërhyrja e policisë në ambientet e News 24, reagon MEKI: Është konform ligjit

9 Gusht, 2025 7:34 pm
“Linjë kredie 250 mln €”/ Rama në Cërrik: Na duhet një kthesë për projektet në fshat
Aktualitet

Ndërtimet pa leje, Rama: Së shpejti masa të reja për shkelësit e ligjit

9 Gusht, 2025 6:33 pm
Rama vlerëson aktet heroike të 2 efektivëve Troci e Mustaj:Mirënjohës për shembullin
Aktualitet

Rama vlerëson aktet heroike të 2 efektivëve Troci e Mustaj:Mirënjohës për shembullin

9 Gusht, 2025 6:27 pm
Të bllokuar me velierën e tyre në det, shpëtohen turistët gjermanë në Vlorë
Aktualitet

Të bllokuar me velierën e tyre në det, shpëtohen turistët gjermanë në Vlorë

9 Gusht, 2025 4:57 pm
Trafik armësh me autobus drejt Italisë, arrestohen tre persona
Aktualitet

Trafik armësh me autobus drejt Italisë, arrestohen tre persona

9 Gusht, 2025 3:34 pm
Plagosja e 27-vjeçarit në Tiranë/ Policia: 3 të arrestuar, 1 në kërkim
Aktualitet

Plagosja e 27-vjeçarit në Tiranë/ Policia: 3 të arrestuar, 1 në kërkim

9 Gusht, 2025 2:52 pm
Bumi turistik në Shqipëri: Çfarë thonë statistikat?
Aktualitet

Bumi turistik në Shqipëri: Çfarë thonë statistikat?

9 Gusht, 2025 2:05 pm
Qëllohet me armë ndaj tufës së kuajve në Llogara, dyshimet e para
Aktualitet

Qëlloi me armë gjahu kuajt në Parkun e Llogarasë, nis hetimi për 55-vjeçarin

9 Gusht, 2025 1:51 pm
Ezaurohen kapacitetet e hoteleve në Durrës
Aktualitet

Ezaurohen kapacitetet e hoteleve në Durrës

9 Gusht, 2025 1:16 pm
Zjarret në Finiq, Mallakastër e Mirditë/MM: Po ndërhyhet nga ajri dhe nga toka
Aktualitet

Zjarret në Finiq, Mallakastër e Mirditë/MM: Po ndërhyhet nga ajri dhe nga toka

9 Gusht, 2025 1:00 pm
Para
Mos e humbisni. Ja emrat më të veçantë dhe më kuptimplotë për djem

Mos e humbisni. Ja emrat më të veçantë dhe më kuptimplotë për djem

Grabitja e Fierit, misteri që mbulon ngjarjen: Nuk gjenden celularët e viktimës dhe të plagosurit

Grabitja e Fierit, misteri që mbulon ngjarjen: Nuk gjenden celularët e viktimës dhe të plagosurit

Shën Valentini juaj, sipas shenjës së horoskopit

Horoskopi i dashurisë pë këtë javë. Ja kujt do i buzëqesh Venusi
















TE FUNDIT

Izraeli nuk ndal sulmet, 34 të vrarë në Gaza

Izraeli do të lejojë vendet e huaja të dërgojnë ndihma nga ajri në Gaza
9 Gusht, 2025

Agjencia e mbrojtjes civile e Gazës tha se të paktën 34 persona u vranë të shtunën, përfshirë edhe ata që...

Lexo më shumë

Greqia i vjen në ndihmë Gazës, lëshon 8.5 ton ushqime për palestinezët

Italia do të evakuojë fëmijë nga Gaza për trajtim mjekësor
9 Gusht, 2025

Forcat e Armatosura Greke, pas bashkëpunimit dhe koordinimit të Ministrive të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes Kombëtare me autoritetet kompetente...

Lexo më shumë

“E ardhmja nuk vendoset pa ukrainasit”, Macron do Zelenskyn në tryezën Trump-Putin

“E ardhmja nuk vendoset pa ukrainasit”, Macron do Zelenskyn në tryezën Trump-Putin
9 Gusht, 2025

"E ardhmja e Ukrainës nuk mund të vendoset pa ukrainasit", përsëriti Emmanuel Macron , i cili foli sot në telefon...

Lexo më shumë

Britanikët protestojnë kundër strehimit të azilkërkuesve në hotele

Britanikët protestojnë kundër strehimit të azilkërkuesve në hotele
9 Gusht, 2025

Pas një rasti të dyshuar sulmi seksual nga një azilkërkues në Epping, qytete në të gjithë Britaninë janë përfshirë nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com