Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Krimet e komunizmit përplasin Kastriot Dervishin dhe Auron Taren: ‘Enverist, adhurues i krimit dhe i mizerjes komuniste’

2018/03/26 at 8:46 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Krimet e komunizmit përplasin Kastriot Dervishin dhe Auron Taren: ‘Enverist, adhurues i krimit dhe i mizerjes komuniste’

Në vitin 1944, batalioni komunist “Perlat Rexhepi” vrau dhe dogji në zjarr Atë Lekë Lulin.


Ai ishte ndër të paktët klerikë që kishte shfaqur simpatinë hapur ndaj Mbretit Zog, ndërsa gjatë luftës e shfaqi haptazi qëndrimin e tij se komunizmi ishte i keq për Shqipërinë.

Kaq mjaftoi që komunistët të viheshin në veprim. Ata vendosën ta vrisnin, e më pas këtë ngjarje ta interpretonin sipas dëshirës së tyre.

Interpretimet dhe e vërteta rreth kësaj ngjarjeje të hënën ka përplasur në rrjetin social Facebook, ish-kreun e Arkivës në Ministrinë e Brendshme, studiuesin Kastriot Dervishi me Auron Taren.

Dervishi shkruan se Auron Tare ka marrë sot në mbrojtje një prej krimeve më të llahtarshme të luftës, vrasjen, grabitjen dhe djegien e kufomës së klerikut At Lekë Luli.

Ndërsa, Auron Tare, referuar publikimit të mëparshëm të një dokumenti në Facebook nga Dervishi, nënvizonte se dokumenti mbi vrasjen e një prifti katolik shumë pak të njohur At Lekë Luli, gjatë luftës nga formacionet partizane të Shkodrës; pa asnjë analizë të kontekstit kohor apo aktivitet të priftit të ndjerë, del një dokument i cili rrëfen pa burime të sigurta apo emra konkretë ngjarjen e vrasjes.

Tare thekson më tej se është një pseudo historian, i cili nxjerr dokumente historike totalisht jashtë kontekstit historik, duke i interpretuar sipas një llogoreje të caktuar politike.

Nga ana tjetër, Dervishi shkruan se ditën e sotme e rigjeta fjalën “pseudo” te postimi i Auron Tares në Facebook, i cili e emërtonte “pseudohistorian”, pasi bëri të njohur një krim makabër komunist kundër një kleriku antifashist katolik. Ai shton se seëse nuk do të bënte të njohura këto krime, por do adhuronte kriminelët komunistë që janë në zemrën e Tares, sigurisht do ishte “historian”.

“Tares nuk di çfarë t’i them. Nisem ta quaj oficer, por nuk e mbaj mend të veshur kështu, me përjashtim të pamjes prej rebeli me kallashnikov në dorë në mars 1997, kur luftonte kundër…Shqipërisë. Dua ta quaj arkeolog, por nuk është as i tillë. T’i them studiues prapë kam frikë se i kam lexuar gafa fillestarësh në ndonjë shkrim që më ka rastisur. T’i them drejtor i suksesshëm i një agjencie që mbron gjasme bregdetin, nuk më lë pisllëku i plazheve dhe vdekshmëritë e larta të verës që shkoi. Çfarë ta quaj pra?”,- shkruan Dervishi.

Ndërsa, shton se Auroni ka disa “pseudo” përpara: pseudooficer, pseudostudiues, pseudoarkeolog, pseudodrejtor. Por është në një gjë i vërtetë: enverist, adhurues i krimit dhe i mizerjes komuniste.

1- Shënimi i Kastriot Dervishit

2- Shënimi i Auron Tares

Etiketa: kastriot dervishi dhe auron tarekrimet e komunizmitperplasja


Ju sugjerojmë

Rama flet për Diellën: Shqipëria, lider i teknologjisë në rajon dekadën e ardhshme
Aktualitet

Rama flet për Diellën: Shqipëria, lider i teknologjisë në rajon dekadën e ardhshme

29 Shtator, 2025 8:27 pm
Zhupa dorëzon projektligjin në Kuvend:Pasuritë kulturore të administrohen nga shteti
Aktualitet

Zhupa dorëzon projektligjin në Kuvend:Pasuritë kulturore të administrohen nga shteti

29 Shtator, 2025 5:58 pm
Në kërkim të kandidatit për Tiranën, Agron Shehaj zbulon kushtin që ka për Berishën
Kryesore

Në kërkim të kandidatit për Tiranën, Agron Shehaj zbulon kushtin që ka për Berishën

29 Shtator, 2025 4:54 pm
Pas Prishtinës e Hagës, protesta për ish-krerët e UÇK do të organizohet në Tiranë
Aktualitet

Pas Prishtinës e Hagës, protesta për ish-krerët e UÇK do të organizohet në Tiranë

29 Shtator, 2025 3:37 pm
Opozita braktis seancën, Balla ironi me Korreshin: Ikën ata
Kryesore

Opozita braktis seancën, Balla ironi me Korreshin: Ikën ata

29 Shtator, 2025 3:08 pm
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Kryesore

Qeveria njoftoi KQZ në kohë rekord për shkarkimin e Veliajt

29 Shtator, 2025 2:23 pm
Berisha: Veliaj nuk e pranoi pazarin me Ramën
Kryesore

Berisha: Veliaj nuk e pranoi pazarin me Ramën

29 Shtator, 2025 1:40 pm
Kush është noterja nga Tirana që iu sekuestruan pasuritë me vlerë 3 mln euro
Kronikë

Kush është noterja nga Tirana që iu sekuestruan pasuritë me vlerë 3 mln euro

29 Shtator, 2025 12:20 pm
Vlorë, i riu futet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe ofendon anëtarët
Aktualitet

Vlorë, i riu futet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe ofendon anëtarët

29 Shtator, 2025 12:18 pm
Balla ironi me opozitën: Dhunuat seancën e kaluar, pas një jave doni të jepni mendim
Kryesore

Balla: Institucionet e pavarura, raportime periodike në Kuvend

29 Shtator, 2025 11:45 am
Para
Pas Feros kërcënohet një tjetër reper kosovar

Pas Feros kërcënohet një tjetër reper kosovar

Mbyllet ndeshja, Norvegjia mund Shqipërinë në “Elbasan Arena”

Mbyllet ndeshja, Norvegjia mund Shqipërinë në "Elbasan Arena"

Asgjë e re nga fronti i dialogut!

Sa na kushton Edi Rama
















TE FUNDIT

Rama flet për Diellën: Shqipëria, lider i teknologjisë në rajon dekadën e ardhshme

Rama flet për Diellën: Shqipëria, lider i teknologjisë në rajon dekadën e ardhshme
29 Shtator, 2025

“Diella nuk është një lodër”. Pasi bëri një ministre virtuale të inteligjencës artificiale, kryeministri Edi Rama në Kongresin për Nanoteknologjinë,...

Lexo më shumë

Rusia tërhiqet nga Konventa Evropiane kundër Torturës

“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
29 Shtator, 2025

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi sot një ligj që do të nxjerrë Rusinë nga Konventa Evropiane për Parandalimin e Torturës,...

Lexo më shumë

Kina dënon me vdekje 11 anëtarë të familjes mafioze

Kina dënon me vdekje 11 anëtarë të familjes mafioze
29 Shtator, 2025

Një gjykatë në Kinë ka dënuar me vdekje 11 anëtarët e një familje famëkeqe që drejtonte qëndra mashtrimi në Mianmar....

Lexo më shumë

Pse netët pa gjumë bëjnë kujtimet e këqija më të vështira për t’i harruar?

Pse netët pa gjumë bëjnë kujtimet e këqija më të vështira për t’i harruar?
29 Shtator, 2025

Nga Fatjona R. Lubonja Le ta imagjinojmë: je në festën e një miku, duke pirë një gotë verë të kuqe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com