Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Familjet mafioze i njohin të gjithë, ata vendosin për drejtorët dhe lejet e ndërtimit”, Nishani sfidon Xhafën: Pse nuk i godet?

2018/03/26 at 11:55 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 5 min
A A
Shkrirja e KLD/ Nishani: Rrezikohet që kriminelët të dalin nga burgu

Ish-Presidenti Bujar Nishani përmes një statusi në facebook sfidon ministrin Xhafaj, duke thënë se ai i di familjet mafioze por nuk i godet. Nishani përmend katër qytete ku dominojnë familjet mafioze të cilat vendosin se kush do të ndërtojë e kush jo, kush do emërohet drejtor e kush jo. Sipas tij operacioni “Forca e Ligjit” është një karikaturë. Më tej, ai thotë se jemi më keq se në vitin 1997 dhe se imazhi i Shqipërisë është dëmtuar rëndë.


Ja çfarë shkruan Nishani në facebook

Qeveria aktuale e ka degraduar imazhin e Shqipërisë në pikën më të ulët që nga ngjarjet e dhunëshme të vitit të mbrapshtë 1997.

Por jo vetëm imazhin por edhe sistemin tonë politik dhe në tërësi komponentët e një shteti.

Mediat prestigjoze ndërkombëtare, kryesisht ato evropiane përcjellin në mënyrë frekuente tek opinioni ndërkombëtar dhe tek institucionet vendimarrëse modelin e një narkoshteti dhe bashkëqeverisje me krimin e organizuar.
Për fatin e keq të të gjithë neve ky konstatim i tyre nuk mbart thjesht një imazh të keq por një realitet shumë të hidhur në Shqipëri të cilin nuk duhet ta pranojmë.

Qëndra Europiane e Drogave dhe Varësisë nga Drogat (EMCDDA) deklaronte para pak ditësh se ; “Grupet kriminale shqiptare po marrin drejtimin e shpërndarjes së narkotikëve në tregjet e BE-së, duke shqetësuar dukshëm Europën….,dyshimet janë se bosët e krimit në Shqipëri janë të mbrojtur dhe nuk i gjen gjë”.

Kjo e vërtetë e hidhur përtej pasojave kriminale për sigurinë në hapësirën europiane ka një ndikim edhe më kriminal brenda Shqipërisë. Prej kohësh tashmë opinioni njeh mirë identitetin dhe veprimtarinë komplekse të disa familjeve mafioze dhe të një dyzine grupesh të krimit të organizuar që kanë mpleksur veprimtarinë e mirëfilltë kriminale me politikën dhe pushtetin vendimarrës në vend.

Trafiku i drogave që nga kanibisi tek heroina e deri kokaina duke patur të hapura të gjitha kanalet e lehtësimit të tij, ju ka mundësuar pasuri të shumta të patundëshme dhe miliarda në kesh. Me to lehtësisht blejnë zgjedhjet politike në interes të garantuesve të tyre politik, financojnë media dhe punësojnë individë të krimit ordiner për të terrorizuar qytetarët. Ky është cikli i një mekanizmi okult “krim-politik-krim” i cili prodhon pushtet pa mbarim.

Propaganda qeveritare flet brenda vendit dhe përballë ndërkombëtarëve për “ligj” dhe “forcën e ligjit”. Por askush nga këto grupe mafioze nuk është prekur deri më sot. Asnjë fije e pasurisë së tyre kriminale dhe e pushtetshme nuk është cënuar, goditur apo sekuestruar.

Në Tiranë këto grupe mafioze kontrollojnë zhvillim urban dhe përcaktojnë se kush duhet të ndërtoj dhe pastrojë paratë në ndërtim. Si shpërblim vota për të garantuar mbajtjen e pushtetit.

Qyteti i Durrësit (deri pak kohë më parë simboli i qytetarisë dhe civilizimit), tashmë është totalisht nën kontrollin e grupeve të njohura mafioze. Ata vendosin deri se kush do jetë drejtor, kontrollor, firmëtar, e çdo gjë tjetër. Një qytet ku frika ka ndrydhur zemrën e çdo njeriu në këtë vend simbol të të qenurit i lirë.

Vlora e antikonformizmit dhe nervit kombëtar është kthyer totalisht në mexhilisin e dispeçërve të narkotikëve që njihen mirë për lidhjet dhe shërbimet e tyre politike.

Fieri, ky qytet i njerëzve të punës tashmë strehon vrasësit me pagesat më të lira. Të gjitha dihen, gjithkush njihet.

Askush nuk vepron ! Ndaj dhe mekanizmi obskur kriminal çelnikoset më shumë. Ja pra që edhe pse ligji ekziston, asgje nuk ndryshon. Ka një arsye shumë të fortë dhe po aq të thjeshtë. Ata duhen për të mbajtur pushtetin. Ata e dinë gjithashtu se duhet pushteti që të vijojnë punën e tyre. Ligji kthehet në një karikaturë që përqesh.

Qëndra Europiane e Drogave dhe Varësisë nga Drogat (EMCDDA) vijon në analizën e saj ; “Europa ka qenë e butë me Shqipërinë për historinë e kanabisit, pasi ai nuk konsiderohet si drogë shumë e dëmshme dhe është në proces legalizimi në shumë vende. Por, tani kanabisi është rikthyer sërish si prioritet, pasi ai gjeneron para për kriminelët, të cilët i investojnë pastaj këto para dhe shtrembërojnë ekonominë, shtrembërojnë shoqërinë, korruptojnë zyrtarët lokalë, sektorin privat etj. Ata janë të lidhur me bosët e krimit, që janë në Shqipëri dhe me sa duket janë të mbrojtur dhe asgjë nuk i gjen ata atje dhe ata organizojnë operacione dhe marrin paratë nga operacione që kryhen jashtë vendit, si trafikimi i kokainës dhe heroinës”.

Tani mbetet për tu parë se pas këtij reflektimi evropian a do vazhdoj të jetë e butë Evropa me këtë model kriminaliteti në Shqipëri ? Po ndaj korrupsionit të ngritur në sistem dhe pothuajse gati të legjitimuar në Shqipëri a do jetë e butë Europa ?

Para pak ditësh pamë një shoë policesk të arrestimeve kolektive “për shpërdorim detyre” në Bashkinë e Lezhës.

Por nuk kemi parë në këto pesë vite të kësaj qeverie asnjë arrestim për shpërdorim detyre të denoncuar nga dhjetra raporte zyrtare të Kontrollit të Lartë të Shtetit !!!

Miliarda lek të shpërdoruara, procedura të denoncuara, zyrtarë të identifikuar por asnjë hetim nga krimi ekonomik i policisë, asnjë referim prej tyre në prokurori !!! Pse ???

Kryeministria dhe Ministria e Brendshme e kanë në dispozicion ligjin dhe procedurën. Por e kanë injoruar totalisht atë.

Kështu pra, ai ka degraduar edhe në këtë rast.

Arsyeja është e qartë dhe e thjeshtë.

Ata zyrtarë, me ato para duhen për të blerë votat në zgjedhjet e rradhës.

Zgjedhjet e rradhës po vijnë.

Pas një viti janë tek porta.

E gjithë rrjeta e zezë e ngritur deri tani mesa duket nuk po i mjafton pushtetit për ti grabitur ato përsëri.
Karikatura e zgjedhjeve për pushtetin lokal nisi me ligjin e njēanshëm dhe totalisht partiak të ndarjes së re territorjale.
Koha tregoj që ajo vetëm reformë nuk ishte. Qasje drejt monizmit po !

Vetëm me një shikim të shpejtë konstaton se njësitë administrative më të vogla (duke marrë ato me më pak se 20 000 votues) të fituara nga PS janë 12 (dymbëdhjetë) bashki, ndërsa të fituara nga PD janë vetëm 2 (dy). I tillë ishte dizenjimi i tyre.

Ai vijonte partizançe dhe më tej.

Zona me e vogel e fituar nga PS ishte me 5 700 votues (Libohova), ndërsa ajo më e vogël e fituar nga PD me 15 500 votues (Klos). Abuzimi nuk ndalej as këtu.

Një kryetar bashkie edhe pse mund të fitonte me fare pak vota emëronte njëanshmërisht të gjithë drejtuesit e njësive që deri më parē zgjidheshin nga qytetarët. Këta caktojnë kryepleqtë, ata të tjerët e kështu vendosej kontrolli i plotë mbi çdo familje e qytetar.

Në funksion të votave normalisht.

Më karikaturë se kaq nuk ka se ku të gjesh model tjetër ligji.

Por dukshëm që edhe të gjitha këto nuk po mjaftojnë për të kapur zgjedhjet e rradhës, ndaj investimi i pushtetit tashmë është drejtuar tek asgjesimi i opozitës. Paratë e trafikut të drogë janë në dispozicion të kësaj lufte. Njerëzit e korruptuar dhe peng të drejtësisë janë në koalicion. Ligjet kanë degraduar në karikaturë të vet pushtetit në këtë luftë të pushtetit kundër opozitës.

Një luftë krejt e pabarabartë por që nuk mund të dorëzohet. Për më tepër kur dhe ligji ka degraduar në një karikaturë.

Po Evropa, a do të tregohet e butë me këtë luftë në Shqipëri ?

Etiketa: familje mafiozenishanixhafaj


Ju sugjerojmë

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura
Kryesore

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura

7 Qershor, 2025 8:37 am
Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Parashikimi i motit, 10 mars 2020
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:17 am
Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
Para
Babai monstër tentoi të shiste për seks vajzën 4-vjeçare. Gjykata e dënon me 60 vite burg

Babai monstër tentoi të shiste për seks vajzën 4-vjeçare. Gjykata e dënon me 60 vite burg

Debat në grupin e PS, Rama-deputetit të tij: Dil sqaro çështjen e pronave

Debat në grupin e PS, Rama-deputetit të tij: Dil sqaro çështjen e pronave

Ndiheni keq shpirtërisht? Ja çfarë duhet të bëni menjëherë

Ndiheni keq shpirtërisht? Ja çfarë duhet të bëni menjëherë
















TE FUNDIT

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura
7 Qershor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm me ndjekësit një video nga stërvitja e Forcave të Armatosura në “Defender...

Lexo më shumë

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

Dy shenjat më me fat të horoskopit
7 Qershor, 2025

Dashi Sot duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm përpara se të nxirrni përfundime. Mos harroni se është e lehtë të...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 Qershor 2025

Parashikimi i motit, 10 mars 2020
7 Qershor, 2025

I nxehti afrikan do të vijoj të jetë prezent edhe gjatë ditës së sotme në vendin tonë, duke sjellë mot...

Lexo më shumë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com