Eva Murati është një nga moderatoret simpatike të emisioneve sportive. Në media është përfolur gjatë edhe lidhja e saj me djalin e ish kryeparlamentares Jozefina Topallit.
Por duket se Eva Murati ka bërë disa deklarata në emisionin “Thumb” ku ishte e ftuar së fundmi duke thumbuar Ilda Bejlerin dhe Luana Vjollcën.
Eva Murati u shpreh në lidhje me debatin për çështjet etike mes gazetarit Mustafa Nano dhe Ilda Bejlerit duke theksuar se nuk i pëlqeu qëndrimi që mbajti Ilda pasi në ekran ka më shumë rëndësi ajo që thua sesa si je veshur.
Moderatorja seksi nuk e ka lënë me kaq por i ka thënë edhe dy fjalë për Luana Vjollcën.
Po ti referohemi pak të shkuarës në moshën 9 vjeçare Eva ka qenë këngëtare soliste në shkollë dhe për këtë fakt ajo u pyet nga mikrofoni i emisionit”Thumb” nëse do ndiqte hapat e Luanës si këngëtare, edhe si moderatore.
“Vetëm nëse kam një projekt serioz do i futem këngës. Sepse në treg ka boll këngëtare. Nuk është Luana te shembulli që dua të ndjek në jetë!”, u shpreh Eva Murat./Opinion.al