Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Të tronditur që ndihmuam një kriminel!” Zbardhet dëshmia e misionarëve për Albert Zekaj

2018/03/25 at 10:23 AM
në Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Shkaku/Copëtoi dhe groposi shokun, ja mesazhi që autori lexoi në telefonin e viktimës

Disa misionare e misionarë të një shoqate fetare në Tiranë, janë tronditur dy javë më parë, kur kanë mësuar se Albert Zekaj, 32-vjeçari nga Kopliku të cilin e kishin strehuar dhe punësuar në ambientet që administrojnë, u arrestua si autor i dyshuar i vrasjes makabre të Kreshnik Beqirajt. Për të mësuar të vërtetën , këta misionarë, tre vajza dhe dy djem, ku vetëm një prej tyre ishte shqiptare, kanë udhëtuar drejt Fierit ditën që do të zhvillohej masa e sigurisë ndaj Albert Zekajt dhe janë paraqitur më pas para hetuesve ku kanë dhënë deklarimet e tyre në mënyrë vullnetare.

Është mësuar se në deklarimet e tyre që tashmë janë administruar në dosjen hetimore, misionarët e shoqatës fetare janë shprehur se nuk kshin kuptuar asgjë të dyshimtë tek Alberti. “Jemi tronditur kur e dëgjuam lajmin se Alberti mund të kishte vrarë një njeri. Ai erdhi tek shoqata jonë në muajin gusht të vitit të kaluar dhe kërkoi ndihmë. I kemi mundësuar strehim, ushqim dhe veshje sa herë që ka pasur nevojë. Madje i kemi siguruar edhe punë me kohë të pjesshme, kur kemi patur mundësi. Ai dukej i qetë dhe i dëgjuar. Ishte fjalëpak, por kurr nuk kemi pasur ndonjë dyshim se ai mund të ishte person problematik, e aq më tepër një vrasës,” kanë thënë ata për BalkanWeb.

Ai na kishte thënë se kishte pak komunikim me familjen e tij dhe shfaqej si nevojtar, prandaj e kemi ndihmuar. Asnjëherë, askush prej nesh, nuk ka patur dyshim që ai të kishte kryer një krim. Jemi vërtetë të tronditur që kemi ndihmuar një person të tillë! ”. Kështu mësohet të kenë deklaruar ndër të tjera para hetuesve pesë misionarët që kanë ndihmuar për disa muaj Albert Zekajn që të jetonte në Tiranë. Disa ditë më parë, ekspertët e kriminalistikës kanë gjetur gjurmë gjaku në banesën ku Kreshnik Beqiraj dhe Albert Zekaj jetonin me qira në periudhën kur u zhduk i ndjeri, duke plotësuar kështu provat ndaj 32-vjeçarin nga Kopliku i Shkodrës. Kreshnik Beqiraj, 36-vjeçari nga Fieri u zhduk mbrëmjen e 22 Qershorit të vvitit të kaluar

Që prej asaj dite familjarët e tij humbën çdo kontakt me të. Prej dy vitesh ai jetonte në shtëpi me qira në Fier së bashku me shokun e tij nga Kopliku i Shkodrës, 32-vjeçarin Albert Zekaj, me të cilin ishte njohur në Belgjikë në një kamp kthimi. Sipas familjarëve të Kreshnikut, Alberti kishte jetuar në shtëpinë me qira deri në muajin Gusht të vitit 2017 dhe më pas kishte shkuar në Tiranë. Ndërkohë, në muajin Dhjetor të vitit të kaluar, pasi nuk kishin asnjë informacion për vendodhjen e Kreshnikut, daja i tij ka kryer denoncim duke ngritur dyshimet se mund ta kishin vrarë.

Pas kësaj, edhe vëllai i Kreshnikut, Donjet Beqiraj është kthyer nga emigrimi dhe ka nisur të bashkëpunojë me policinë e prokurorinë e Fierit për të siguruar të dhëna me qëllim zbardhjen e të vërtetës së zhdukjes së familjarit të tij. Pas disa muajsh hetime, organi i akuzës ka siguruar prova dhe informacione të besueshme nga të cilat janë ngritur dyshimet se Albert Zekaj mund ta kishte vrarë shokun e tij, Kreshnikun. Pasi është shoqëruar disa herë si person i dyshuar për dijeni mbi ngjarjen, herën e fundit, i ndodhur përballë provave, Albert Zekaj është rrëfyer dhe ka pranuar autorësinë e vrasjes së Kreshnik Beqirajt.

Burimi: BW

Etiketa: Albert zekajdeshmiamisionarettronditja

Ju sugjerojmë

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari
Kryesore

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari

7 Qershor, 2025 4:46 pm
Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
Kronikë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

7 Qershor, 2025 4:19 pm
Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

7 Qershor, 2025 4:11 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Para
Nëna mbyt pesë foshnjet dhe i fsheh në frigorifer

Nëna mbyt pesë foshnjet dhe i fsheh në frigorifer

Si u kap baroni i drogës, “Met shqiptari”

'Baroni i drogës'/ Met Kanani, shqiptari që e nisi 'karrierën' e tij si tregtar llamarinash në Fier

Erdhi mirë e bukur nga Greqia deri në Fier, zhduket pa gjurmë 54-vjeçari

Erdhi mirë e bukur nga Greqia deri në Fier, zhduket pa gjurmë 54-vjeçari

TE FUNDIT

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e kësaj të shtune të 7 qershorit, do të luhet dueli mes Shqipërisë dhe Serbisë. Një duel që pritet...

Lexo më shumë

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
7 Qershor, 2025

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar nga qelia me një mesazh urimi për kombëtaren kuqezi, para sfidës së shumëpritur...

Lexo më shumë

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
7 Qershor, 2025

“The Guardian” i ka kushtuar një artikull ndeshjes kualifikuese të Botërorit mes Shqipërisë dhe Serbisë, që do të zhvillohet ditën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com