Ndahet nga jeta fituesja e parë e Eurovision Song Contest, Lys Assia. Ajo u nda nga jeta në moshën 94 vjeçare, njoftuan organizatorët e Festivalit.
Lys Assia mori çmimin e parë për Zvicrën në vitin 1956 me këngën ‘Refrain’ dhe vazhdoi të performonte në dy gara të tjera.
Lys Assia vdiq të shtunën në spitalin Zollikerberg në Cyrih.
Eurovizioni e përshkroi atë si “zonjën e parë” të konkursit dhe tha se ka planifikuar homazhe në nder të saj.
Triumfi i Assisë në Eurovisionin e parë erdhi në Lugano të Zvicrës.
Ajo u rendit e teta në garën e vitit 1957, por arriti një sukses më shumë një vit më vonë, duke u renditur e dyta me këngën e saj, ‘Giorgio’.
Lindur në Rupperswil, Zvicër veriore, në vitin 1924, ajo e filloi karrierën e saj si një balerinë para se ti përkushtohej këngës.
Rrugëtimi i saj me Eurovizionin ishte i gjatë dhe në 2005 ajo realizoi festimin e 50 vjetorit të saj.
Në moshën 87 vjeçare ajo vendosi të kthehet në garë dhe u përpoq – pa sukses – të përfaqësojë Zvicrën në 2012 dhe 2013./OraNews