Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Jo politikë me përmbytjet/ Ministria e Mbrojtjes: Shkodranët, qytetarë të Shqipërisë

2018/03/23 at 8:46 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Jo politikë me përmbytjet/ Ministria e Mbrojtjes: Shkodranët, qytetarë të Shqipërisë

Ministria e Mbrojtjes apelon të mos bëhet politikë me përmbytjen në Shkodër. Përmes një deklarate për mediat, Ministria i bën thirrje pushtetit vendor dhe administratorëve lokalë të lënë llafet e propagandën boshe të politikës ndarëse të ditës, dhe të marrin masat për koordinimin e shpërndarjes, në bazë të nevojave, pa dallim, për të gjithë banorët në zonat e rrethuara nga uji.


“Forcat e Armatosura po punojnë natë e ditë për shpërndarjen e ndihmave, sipas planifikimit të Komisionit të Emergjencave përmes Prefekturës dhe strukturave vendore.Bashkëpunimi mes forcave të ushtrisë, institucioneve të qeverisë dhe pushtetit vendor është detyrimi ynë i përbashkët, dhe vendosja e qytetarëve në qendër të përpjekjeve të përbashkëta, është nderi i çdokujt që paguhet nga taksat e tyre!”

Ministria thekson se kushdo që thotë se ushtria nuk e njeh terrenin mirë, me siguri ka shkuar vetëm në ato zona ku e gërryen meraku për militanët.

“Kudo ku uji ka paralizuar jetën e njerëzve, në Obot, Dajç, Ana e Malit, Trush, Livadhë, Velipojë apo Bushat, që prej 5 Marsit e deri më sot, mbi 600 djem në uniformë, qindra të tjerë të Emergjencave Civile, Ndërhyrjes së Shpejtë dhe OSHEE kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë pranë cdo banori në vështirësi.Për ne, banorët e Shkodrës janë qytetarë të Shqipërisë! Ndaj sot e përherë, përtej llafeve e sajesave përçarëse politike e mediatike, do të trajtohen njësoj, për t’i bërë ballë të gjithë bashkë, tërbimit të natyrës, që na ka sjellë këto ditë të vështira”.

Ministria e Mbrojtjes shton se nga strukturat e shtetit dhe në mënyrë të veçantë nga FA po bëhet gjithçka për të ndihmuar banorët në kapërcimin e kësaj situate.

“Deri më tani, 26 familje janë evakuuar, 2 mijë banorë janë lehtësuar me transportin e përditshëm. Janë evakuuar e po trajtohen me bazë ushqimore 2 500 krerë bagëti.Bashkë me banorët, Forcat e Armatosura kanë përforcuar 650 metra argjinaturë në Pentarë e Cas. Nga Ministria e Mbrojtjes dhe Rezervat e Shtetit janë shpërndarë mbi 30 mijë kg ushqime e detergjentë, 23 mijë litra ujë e më shumë se 53 mijë kg koncentrat. 300 ton koncentrat e qindra ton ujë pritet të shpërndahen ditë pas dite. Nga Rezervat e Shtetit janë shpërndarë pako ushqimore, shtretër, çadra, batanije e çizme për banorët në vështirësi”.

 

Etiketa: ministria e mbrojtjesqytetare te shqiperiseshkodranet


Ju sugjerojmë

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
Bota

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

14 Qershor, 2025 11:07 pm
Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
Kronikë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

14 Qershor, 2025 10:48 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

14 Qershor, 2025 9:49 pm
Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm
Aktualitet

Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm

14 Qershor, 2025 9:21 pm
Revista “Esquire”: Shqipëria, destinacioni ku italianët  të shkojnë
Aktualitet

Revista “Esquire”: Shqipëria, destinacioni ku italianët të shkojnë

14 Qershor, 2025 5:00 pm
Ishulli i Maligradit, perla e fshehur në zemër të Prespës që po tërheq turistët
Aktualitet

Ishulli i Maligradit, perla e fshehur në zemër të Prespës që po tërheq turistët

14 Qershor, 2025 4:36 pm
Rriten kontribuuesit në sigurime, por edhe pensionistët
Aktualitet

Rriten kontribuuesit në sigurime, por edhe pensionistët

14 Qershor, 2025 4:23 pm
Zogaj, fshati i rrëfimeve dhe trashëgimisë
Aktualitet

Zogaj, fshati i rrëfimeve dhe trashëgimisë

14 Qershor, 2025 3:54 pm
Ekstradohet nga Zimbabvet në Shqipëri Loren Dusha
Aktualitet

Ekstradohet nga Zimbabvet në Shqipëri Loren Dusha

14 Qershor, 2025 3:33 pm
Ahmetaj nën hetim nga SPAK për 3 akuza: Shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash
Aktualitet

Apeli rrëzon kërkesën e Arben Ahmetajt, lë në fuqi sekuestron e pasurive

14 Qershor, 2025 2:42 pm
Para
Kryemadhi sfidon burrat e ftuar në ‘Opinion’, arrin audiencën më të lartë të javës

Kryemadhi sfidon burrat e ftuar në ‘Opinion’, arrin audiencën më të lartë të javës

Përmbytjet në Shkodër/ Rama i përgjigjet Bashës: Kazan dixhital me foto të vitit 2010

Përmbytjet në Shkodër/ Rama i përgjigjet Bashës: Kazan dixhital me foto të vitit 2010

Pengmarrja në Francë me 3 viktima/ Atentatori thirri “Ju po bombardoni Sirinë, tani duhet të vdisni”

Detaje/ 20 vjeçari në Fier u vra me një plumb në kokë, xhaxhai tërheq trupin nga morgu
















TE FUNDIT

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
14 Qershor, 2025

Irani njoftoi sot se ka lëshuar të paktën 100 raketa si sulm hakmarrës dhe kundërpërgjigje ndaj Izraelit mbrëmjen e sotme...

Lexo më shumë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
14 Qershor, 2025

Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur Italinë. Një grua 45-vjeçare me origjinë shqiptare është vrarë brutalisht me thikë të shtunën...

Lexo më shumë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
14 Qershor, 2025

Rino Gattuso pritet të jetë trajneri i ri i kombëtares italiane. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, dëshiron...

Lexo më shumë

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
14 Qershor, 2025

Ka mbërritur në Gjykatën e Lartë rekursi i paraqitur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Siç shihet edhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com