Një mliarder turk pagoi jo më pak se 200,000 paund për të ulur gruan e tij pranë princit Charles.
Të ketë akses tek princi Charles duket se nuk ka qenë kurrë problem për shumë të pasurit, shkruan “Daily Mail”.
Për ata që mund të paguajnë shuma marramendëse, një gjë e tillë është e mundur dhe një prej tyre ishte miliarderi turk Cem Uzan.
Fillimisht Uzan kontaktoi zëdhënësin e familjes mbretërore Bell Pottinger, duke i bërë të ditur se do të paguante mjaftueshëm nëse do ta ndihmonin.
“Uzan dëshironte të kishte akses të plotë me familjen mbretërore. Ai donte fotografi dhe madje edhe kartolinë me ta”, tha një drejtor i zyrës së shtypit.
Menjëherë ata e prezantuan Uzanin me sekretarin personal të princit.
Ky i fundit, sigurisht, nuk mund të “shitej” aq shpejt, por sekretari i tij i tha miliarderit turk se gruaja e tij Alara mund të ulej ngjitur me princin në darkën e qershorit 2000, për të inauguruar Fondacionin e princit, një fondacion i ngritur nga vetë Charles për promovimin e arkitekturës dhe dizajnit. Kishte vetëm një kusht: Uzan duhet të dhuronte 200.000 paund.
U ra dakord që pagesa të bëhej dhe Alara “shijoi” momentin e saj “nën prozhektorë”. Ditën tjetër, pas darkës, fotografitë e princit me miliarderin Uzan u shfaqën nëpër saitet mediatike në mbarë botën. Miliarderi sigurisht që mbeti shumë i kënaqur: ai siguroi një farë publiciteti dhe “kredo” që paratë, normalisht , nuk mund t’i blejnë kurrë.