Është e ditur tashmë që femrat e familjes mbretërore në Britani kanë një influencë të madhe kur vjen puna te moda.
Princesha Kate Midletone është në prag të lindjes, dhe daljet e saj publike janë më të rralla. Mirëpo një ndër këto dalje nuk i ka shpëtuar syrit të paparacit dhe fotot e saj janë bërë virale.
Ajo është shfaqur në një prej eventet e saj rutinë e veshur e gjitha me jeshile.
Një fustan i cili i tregonte barkun e fryrë, dhe një pallto sipër ishin zgjedhja e Kate në daljen e fundit zyrtare përpara se të marrë lejen e lindjes. A mos vallë jeshilja do të jetë trend i pranëverës?