Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historitë e minorenëve shqiptarë që kërkojnë azil në Gjermani, ja si refuzohen shumë prej tyre

2018/03/21 at 11:45 AM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Historitë e minorenëve shqiptarë që kërkojnë azil në Gjermani, ja si refuzohen shumë prej tyre

Varfëria, mungesa e perspektivës, gjakmarrja apo dhuna në familje shtyjnë edhe të mitur nga Shqipëria të vijnë për të kërkuar azil në Gjermani.

Kur erdhi në Gjermani Endriti nuk dinte çfarë e priste. I ungji e mori me vete, pasi u kthye nga pushimet e verës për në Angli. Në Angli tha ai, janë bërë shumë. 405 minorenë shqiptarë kërkuan vitin 2015 azil në Mbretësinë e Bashkuar. Prandaj më mirë provoje në Gjermani. Një shok i xhaxhait i priti në Berlin dhe i mbajti dy ditë. Ai u tregoi adresën ku e qendrës për grumbullimin e të miturve të braktisur në Berlin. Dorëzoi aty pasaportën dhe çertifikatën e lindjes. E morën në pyetje disa herë, herë me përkthyes dhe herë pa përkthyes. Historia që tregoi ishte ajo e dhunës në familjen e tij.

Të ardhura të pakta, babai alkoolik, nëna e sëmurë, mungesë perspektive. Historia nuk ishte e stisur, ranë dakord ekspertët. Muajin e parë qëndroi në një kamp, në një dhomë me djem të moshës së tij. Pjesa më e madhe nga vendet arabe. Kishte edhe një nga Shqipëria. U bënë shok, po dikur morën “transferën” siç quhet në zhargon, për të shkuar në vendin për qëndrim afatgjatë, kështu që u ndanë.

Deutschland - Symbolbild Minderjährige Flüchtlinge (picture-alliance/dpa/U. Deck)

Një organizatë që merrej me menaxhimin e minorenëve të pashoqëruar, siç quhet në gjuhën administrative, mori përsipër kujdesin për të. E çuan të bënte kontrollin shëndetësor. Zyra për të Rinjtë pranoi kërkesën për t’i dhënë ndihmë nga “ndihma për të rinjtë”. I vendosën një kujdestar për çështjet ligjore dhe çuan në shkollë. Fillimisht në një klasë me të huaj për të ndjekur kurset që orfohen për fëmijët e huaj që të mësojnë gjuhën gjermane dhe të marrin informacionet e para për jetën në Gjermani. Mbas mbarimit me sukses të klasës, Endritin e futën në një shkollë profesionale për kopshtar. Praktikën e bën në një kopshtari në rrethinat e qytetit. Ndërkohë ka mbushur moshën madhore. Tani mund të bëjë zyrtarisht kërkesë për azil, po shoqatat pro-refugjatëve në Berlin e kanë këshilluar të mos e bëjë. Të gjithë aktorët që u morën me administrimin e jetës së tij në Berlin, e ndihmuan me dëshirë dhe bënë ç’është e mundur për t’i ofruar në perspektivë të ardhmeje këtij të riu nga Shqipëria.

Jo të gjitha historitë përfundojnë me “happy end”

Zyrat e UNHCR-it dhe kanë mjaft histori të tilla për të treguar. Kështu në vitin 2015 kërkuan strehim në Gjermani 257 minorenë të pashoqëruar shqiptarë. Një vit më vonë numri ra në më pak se gjysmën në 110, dhe në vitin 2017 numri i minorenëve që kërkuan strehim në Gjermani ra në 53. Mes tyre ka pasur të rinj që janë larguar prej gjakmarrjes, dhunës në familje, por edhe varfërisë dhe mungesës së perspektivës. Një pjesë janë larguar me dijeninë e prindërve, të tjerë thjesht kanë ikur nga shtëpia dhe nga vendi.

Deutschland Junger Migrant in der S-Bahn in Berlin (picture alliance/dpa/W. Steinberg)

Jo të gjitha historitë kanë qenë me “happy end”. “Sado që u munduam, njëri prej të rinjve përfundoi në burg. Të rriturit kriminelë e përdornin për të kryer punë, deri sa ra në rrjetin e policisë. Një tjetër nuk ishte në gjendje të vazhdonte shkollën, kështu që kur arriti moshën madhore e kthyen në Shqipëri. Një tjetër, u kthye vetë sepse nuk duronte dot pa rrjetin social familjar. Viti 2015 dhe 2016 ka qenë shumë i vështirë për gjithë punonjësit socialë që janë kujdesur për të huajt.” – thotë Vilma, një punonjëse e organizatës AWO-s. “Nuk kishim mundësi t’i jepnim kohën e duhur për t’u trajtuar çdo rasti, për shkak të fluksit të madh”. Atë vit që Endriti erdhi në Gjemani, azil kërkuan 36 mijë minorenë të pashoqëruar.

Shifrat mungojnë

Sa prej minorenëve janë kthyer në Shqipëri dhe sa kanë qëndruar, nuk dihet me saktësi. Zyra e BAMF, Entit Federal Gjerman për Migracionin i tha Deutsche Welles se “ne nuk mbledhim të dhëna duke ndjekur si vazhdon historia e këtyre personave”. Lioba Hebauer shpjegon se “për ata që janë kthyer ekzistojnë vetëm shifrat e të dëbuarve, ose të atyre që janë nxitur për t’ u larguar. Në vitin 2015 numri i të rinjve që u dëbuan prej autoriteteve ka qenë 45, në vitin 2016 ka qenë 31 dhe në vitin 2017 numri i të kthyerve ka qenë 32.”

Në këto shifra flitet vetëm për të rinjtë që kanë kërkuar azil me arritjen e moshës madhore, dhe BAMF-i u ka refuzuar kërkesën.

Për rastet e tjera, si ajo e Endritit, vendosin zyrat e të huajve të qendrave të banimit, nëse një i ri e merr apo jo lejen e qëndrimit, dhe me çfarë arsye e merr, mbrojtje minorenësh apo ndjekja e arsimit profesional. / DW

Etiketa: azilgjermaniminiorenet

Ju sugjerojmë

Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë
Aktualitet

Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë

6 Qershor, 2025 12:00 pm
Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë
Aktualitet

Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë

6 Qershor, 2025 11:58 am
Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash
Aktualitet

Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash

6 Qershor, 2025 11:41 am
Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet
Aktualitet

Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet

6 Qershor, 2025 11:32 am
Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë
Aktualitet

Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 11:23 am
Debati për restaurimin e burgut të Spaçit, Ministria e Kulturës: Tymnajë dashakeqe!
Aktualitet

Debati për restaurimin e burgut të Spaçit, Ministria e Kulturës: Tymnajë dashakeqe!

6 Qershor, 2025 11:17 am
Sot Bajram, qytetarët “dynden” drejt plazheve/ Radhë kilometrike automjetesh
Aktualitet

Sot Bajram, qytetarët “dynden” drejt plazheve/ Radhë kilometrike automjetesh

6 Qershor, 2025 11:07 am
Dhërmi/ Shiste drogë në lokalet e natës, pranga 46-vjeçarit. Ja çfarë iu sekuestrua
Aktualitet

Dhërmi/ Shiste drogë në lokalet e natës, pranga 46-vjeçarit. Ja çfarë iu sekuestrua

6 Qershor, 2025 10:53 am
Sot Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës në Tiranë, rrugët që do të bllokohen
Aktualitet

Sot Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës në Tiranë, rrugët që do të bllokohen

6 Qershor, 2025 10:45 am
Kurban Bajrami në Shqipëri: Besimtarët festojnë me lutje në Tiranë, Lezhë dhe Berat
Aktualitet

Kurban Bajrami në Shqipëri: Besimtarët festojnë me lutje në Tiranë, Lezhë dhe Berat

6 Qershor, 2025 10:39 am
Para
Gjyqtari Fatos Lulo përballë Vettingut: Pasuri 480 mijë dollarë dhe një shtëpi në Kanada

Gjyqtari Fatos Lulo përballë Vettingut: Pasuri 480 mijë dollarë dhe një shtëpi në Kanada

opinion lajm i fundit

VIDEO-LAJM I FUNDIT/ Minatorët përplasen me policinë tek Kryeministria

Këto janë gabimet që bëjnë meshkujt kur njohin një femër nga rrjetet sociale

Këto janë gabimet që bëjnë meshkujt kur njohin një femër nga rrjetet sociale

TE FUNDIT

Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë

Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë
6 Qershor, 2025

Tedi Blushi, sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, përcolli një mesazh urimi në emër të Ilir Metës nga Komuniteti...

Lexo më shumë

Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë

Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë
6 Qershor, 2025

Përfaqësuesi i PD-së në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, Ledio Braho ka folur për Klan News sa i takon rinumërimit...

Lexo më shumë

Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash

Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash
6 Qershor, 2025

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq pesë persona,...

Lexo më shumë

Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet

Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet
6 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka uruar sot besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit. Përmes një mesazhi për mediat,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com