Ditën e djeshme është hapur ekspozita në skulpturë e artistëve të vegjël të Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë.
Në këtë ekspozitë morën pjesë 11 fëmijë të qendrës Kombëtare të Kulturës nga mosha 6 deri në 13 vjeç. U ekspozuan 50 punime në disa zhanera si; skulpturë, pikturë dhe vizatim.
Kuratore e ekspozitës është Anisa Sala, specialiste në sektorin e Krijimtarisë artistike në Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, e cila ka punuar me artistët e vegjël 4 muaj për përgatitjen e punimeve.
Kujtojmë që është e para ekspozitë në skulpturë që hapet nga fëmijët e qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë./Opinion.al