Ali Tota, 56 vjeç, punëtor (usta) dhe punonte privatisht në zona të ndryshme të Librazhdit rezulton i zhdukur prej të shtunës pasdite. Familjarët e tij në fshatin Spathar Njësia Administrative Qendër në Bashkinë e Librazhdit kanë denoncuar se ishte nisur për punë por është zhdukur pa asnjë gjurmë.
Paraprakisht familjarët e 56 vjeçarit dyshojnë për mbytje aksidentale në rrjedhën e rrëmbyeshme të përroit të fshatit Spathar ku ai kalonte për të shkuar në shtëpi.
Ndërkohë disa banorë kanë raportuar se dyshojnë se kanë parë një kufomë në rrjedhën e lumit Shkumbin në vendin e quajtur “Ura e Çotës”. Ndërkaq pas denoncimit të bërë në komisariatin e policisë Librazhd pasditen e të dielës është bërë shpallja i zhdukur i 56 vjeçarit Ali Tota.