Ish-këshilltari i presidentit Donald Trump, Steve Bannon ka provokuar përsëri, duke u shprehur me admirim për diktatorin italian Benito Musolini.
Bannon deklaroi për revistën “The Spectator” se udhëheqësi fashist gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte ‘një nga personalitetet më të rëndësishme të shekullit XX-të.’
Ish-drejtuesi i websitet ‘Breibart News’, tha se ishte i magjepsur nga zgjedhjet stilistike të diktatorit italian dhe pushtimeve të tij.
“Ishte padyshim i preferuari i grave. Ai ishte tipi që dhe meshkujt e admironin”, tha Bannon, duke shtuar: “Unë jam i hipnotizuar nga Musolini”.
Steve Bannon ishte drejtor i përgjithshëm i fushatës zgjedhore të Donald Trump. Në mes të gushtit 2017, ai u detyrua të largohej nga pozita e këshilltarit të Trump-it dhe të largohej nga Shtëpia e Bardhë, kur ai u akuzua se favorizonte një vijë shumë të ashpër kundër minoriteteve.
Tashmë Bannon është aktiv në Evropë duke mbështetur Marine Le Pene. Ai ishte gjithashtu i pranishëm në konferencën e Frontit Kombëtar Francez./Opinion.al