Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I akuzuar për vrasjen e bashkëshortes, zbardhet regjistrimi i biznesmenit: E mbys nëse më merr pasurinë

2018/03/14 at 12:50 PM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 5 min
A A
I akuzuar për vrasjen e bashkëshortes, zbardhet regjistrimi i biznesmenit:  E mbys nëse më merr pasurinë

Sadetin Sula, biznesmeni nga Shkodra, i cili është vënë nën akuzë për porositjen e vrasjes së bashkëshortes së tij, ka dhënë dëshminë e tij ditën e djeshme në Gjykatën e Krimeve të Rënda.


Sadetin-Sula-dhe-gruaja

Sula nuk e ka pranuar porositjen e vrasjes së bashkëshortes së tij, Suela Sula. Ai, madje, ka thënë se me të ka shkuar gjithnjë mirë dhe nuk ka pasur konflikte. Ndryshe nga dosja hetimore, e cila thotë se çifti ishte në proces divorci, Sadetini nuk e ka përmendur këtë gjë në dëshminë e tij.

Ai mbajti më së shumti një fjalim para trupit gjykues ditën e djeshme, duke hedhur poshtë akuzat. Biznesmeni ka akuzuar ish-kunatat e tij, se i kanë marrë fëmijët dhe kërkojnë të përfitojnë ekonomikisht prej tij. Dëshmia e tij vjen një seancë pasi i dyshuari si ekzekutor i krimit, Fatjon Karameshtna, refuzoi të dëshmojë përpara trupit gjykues. “Kemi shkuar shumë mirë bashkë, nuk kemi pasur probleme të mëdha”, ka thënë Sadetin Sula para trupit gjykues.

Në lidhje me audioregjistrimet dhe mesazhet me Karameshtnën, ku të dy planifikojnë t’i bëjnë magji viktimës, Sadetin Sula tha se ato regjistrime janë bërë rreth një vit para ngjarjes dhe se nuk i kujton të gjitha.

“Sa për regjistrimet audio, unë nuk e di nëse janë të vërteta. Nuk i mbaj mend, por ato janë bërë rreth 300 ditë para ngjarjes tragjike. Kështu që edhe po t’i marrë të mirëqena, do të thosha që janë bërë në një moment dobësie nga ana ime. Njeriu ndonjëherë ndihet i dobët edhe flet shumë gjëra, por ato biseda janë të kota. Nuk kam menduar ndonjëherë ta heq qafe Suelën as me magji dhe as ndryshe”, ka thënë ai në Gjykatë.

DËSHMIA E PLOTË

Të nderuar anëtarë të trupit gjykues, në familjen time ka ndodhur një tragjedi, siç edhe ju e dini. Unë dhe Suela u martuam në vitin e largët 1999. Ajo ka qenë mësuese matematike. Pas martesës, në jetë erdhën edhe fëmijët tanë, ndërsa në vitin 2005 bashkë me Suelën vendosëm që ajo të shkëputej nga puna për shkak të fëmijëve, por edhe të angazhimeve që kemi pasur te biznesi ynë i mobilierisë.

Kur Suela u shkëput nga puna si mësuese matematike, të dy filluam t’i kushtonim më shumë kohë biznesit tonë. Na ka ecur shumë mirë. Që në vitin 2009, ne kemi qenë bashkë në çdo vend dhe pothuajse në çdo gjë si çift.

Çdo gjë që e bënim, e bënim bashkë dhe kështu vazhdoi deri në fund. E kujtoj edhe sot, kur Suela më thoshte se pse unë nuk bëhesha xheloz për të. “Unë bëhem gjithmonë xheloze për ty kur ti shkon në panaire, po ti pse nuk bëhesh asnjëherë xheloz për mua?”, më thoshte ajo gjithmonë.

Unë i përgjigjesha që nuk kisha pse të ndihesha xheloz sepse e dija shumë mirë se kush ishte ajo dhe se nuk do të binte kurrë në ato nivele. Dua të them që gjatë gjithë kohës ne kemi pasur mbështetje nga prindërit e mi. Ata e dinin që ne ishim të zënë me punët e biznesit dhe me shtëpinë, punët, apo edhe fëmijët, merreshin ata, në mënyrë që të na lehtësonin neve. Së bashku me Suelën, 50 ditë para ngjarjes kemi qenë në një panair mobiliesh në Kinë, ndërsa fëmijët i kanë mbajtur prindërit e mi.

Të gjitha çiftet kanë debate dhe zënka, por ne kemi pasur marrëdhënie shumë të mira me njëri-tjetrin. Kemi qenë miq të mirë, bashkëshortë dhe ortakë të njëri-tjetrit. Suelën e kam dashur sepse ishte gruaja ideale për mua.

Ajo më ka dhënë pasurinë më të mëdha që mund të kem, 3 fëmijët e mi. Për marrëdhënien që kishim, e gjithë Shkodra na kishte zili. Na merrnin si shembull. Sa për regjistrimet audio, unë nuk e di nëse janë të vërteta. Nuk i mbaj mend, por ato janë bërë rreth 300 ditë para ngjarjes tragjike. Kështu që, edhe po t’i marr të mirëqena, do të thosha që janë bërë në një moment dobësie nga ana ime. Njeriu ndonjëherë ndihet i dobët dhe flet shumë gjëra, por ato biseda janë të kota.

Nuk kam menduar ndonjëherë ta heq qafe Suelën, as me magji, as ndryshe. Sa për Fatjon Karmeshtnën, e njoh në cilësinë e punonjësit në firmën time. Unë nuk kam paragjykime dhe i mbaj të gjithë pranë. Nuk bëj dallime të racës apo ngjyrës së lëkurës. Për mua, njerëzit janë të gjithë njësoj.

Por nuk kam ndonjë marrëdhënie shumë të ngushtë me të gjithsesi. Ndërsa sa për tezet e fëmijëve të mi, kur u kujtuan ato për fëmijët e mi?! Ato më parë nuk i blinin asnjëherë as edhe një akullore. Unë kam 700 ditë në paraburgim dhe nuk i kam parë fëmijët. Ato i morën fëmijët nga prindërit e mi, nga një shtëpi ku i kishin të gjitha kushtet dhe i çuan në një shtëpi ku ata nuk kanë ku të flenë.

Tezet i kanë marrë fëmijët e mi për të përfituar ekonomikisht. Unë jam viktimë e kunatave të mia. Nuk e di se ku i kam fëmijët. M’i kanë marrë në ditën me diell. Jam duke vuajtur shumë. Gjysmën e zemrës ma ka marrë Suela, gjysmën fëmijët. Dëshmitë e fëmijëve janë marrë shumë vonë dhe ato kanë pasur kohë t’i manipulonin për situata që nuk kanë ekzistuar ndonjëherë.

Bisedat e regjistruara, nuk e di sa të vërteta që janë, por ato janë regjistruar shumë kohë para se të ndodhte ngjarja. Ne kemi pasur një marrëdhënie të mirë. Dhe në fund, dua të them se unë nuk e kam bërë krimin dhe nuk e kam porositur krimin. Dua të kapen autorët dhe të vihen para drejtësisë.

Përgjimi, Sula: E mbys nëse më merr pasurinë

Përgjime rrëqethëse janë shfaqur në Gjykatën e Krimeve të Rënda, rreth një muaj më parë. Sipas përgjimeve, biznesmeni i frikësohej divorcit për përgjysmimin e pasurisë dhe akuzonte bashkëshorten për tradhti. Sula dhe Karameshtna flasin për magji ndaj viktimës dhe në një moment Sadetini thotë se më mirë e mbyt me duart e tij se sa ta lejonte Suela Sulën t’i merrte gjysmën e pasurisë.

PËRGJIMET

Sadetin Sula: Nuk e kam hiç mirë marrëdhënien me Suelën.

Fatjon Karameshtna: A do të shkosh në Gjykatë me Suelën?

Sadetin Sula: Jo, nuk kemi shkuar, duhet të bëjmë diçka në lidhje me këtë. Nuk e kuptoj se pse sillet ashtu.

Fatjon Karameshtna: Do ta rregullojmë. Kam folur me një person që i mbyll këto muhabete. I thashë që për çdo gjë, do të kontaktosh me mua.

Sadetin Sula: Do flasësh me numrin që të kam dhënë unë?

Fatjon Karameshtna: Po, e kam regjistruar.

Sadetin Sula: Aty flasim më lirshëm. (Sipas prokurorit, i pandehuri ka frikë mos përgjohet). I pandehuri me shtetasin e identifikuar si Fatjon Karmeshtna udhëtojnë me makinë drejt Tiranës për të blerë dy qypa për magjinë. Gjatë kësaj kohe, ai i tregon Fatjonit se gruaja e kërcënon me Gjykatë.

Fatjon Karameshtna: Me këtë që do të bëjmë, do ta hedhim në shtrat. Sado, e pashë vetë si ishte bërë. I fola atij personit dhe është e bërë më tha.

Sadetin Sula: Aishja (e ëma e Suelës) i bën të gjitha pisllëqet, ajo i bën. Ndërsa Suela ka marrë të gjitha karakteristikat e së ëmës.

Fatjon Karameshtna: Keni folur këto kohë?

Erald Deliu , Panorama 

Etiketa: biznesmenisadetin sulavrasje


Ju sugjerojmë

Pallati i Kongreseve do të rijetëzohet, së shpejti kalon në pronësi të MEKI-t
Aktualitet

Pallati i Kongreseve do të rijetëzohet, së shpejti kalon në pronësi të MEKI-t

24 Korrik, 2025 8:35 pm
Kurbin/U fut për tu larë në Luginën e Patokut, gjendet trupi i pajetë i 15-vjeçarit
Aktualitet

Kurbin/U fut për tu larë në Luginën e Patokut, gjendet trupi i pajetë i 15-vjeçarit

24 Korrik, 2025 7:53 pm
Ndihmonte emigrantë të kalonin ilegalisht Shqipërinë, pranga 18 vjeçarit sirian
Kronikë

Zbardhet dëshmia e vajzës që vrau babanë: Nuk më linte te vishesha si doja

24 Korrik, 2025 6:41 pm
U mbyt nga e bija me tel, vëllai i 56-vjeçarit në Fier: Ka pasur konflikte me…
Kronikë

U mbyt nga e bija me tel, vëllai i 56-vjeçarit në Fier: Ka pasur konflikte me…

24 Korrik, 2025 6:37 pm
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Kronikë

“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt

24 Korrik, 2025 5:34 pm
Vlorë/ Grabitën banesën e marrë me qera, shpallen në kërkim dy persona
Kronikë

Fier/ 26-vjeçarja mbyt të atin me tel, e kallëzon në polici si ngjarje aksidentale

24 Korrik, 2025 5:25 pm
Dosja Veliaj-Xoxa/ SPAK ka një të penduar, kush është bashkëpunëtorja e drejtësisë
Kronikë

Dosja Veliaj-Xoxa/ SPAK ka një të penduar, kush është bashkëpunëtorja e drejtësisë

24 Korrik, 2025 5:15 pm
Refuzohet kërkesa për liri e Florenc Çapjas
Kronikë

Refuzohet kërkesa për liri e Florenc Çapjas

24 Korrik, 2025 5:04 pm
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kronikë

Tragjedi në Lagunën e Patokut, dyshohet se është mbytur një 16-vjeçar

24 Korrik, 2025 5:03 pm
Zbulohet skema mashtruese me mesazhe dhe vjedhjen e të dhënave të llogarive bankare
Aktualitet

Zbulohet skema mashtruese me mesazhe dhe vjedhjen e të dhënave të llogarive bankare

24 Korrik, 2025 4:35 pm
Para
VIDEO/ Futboll me Lindën e Zahon, koha e lirë e Kryeministrit

VIDEO/ Futboll me Lindën e Zahon, koha e lirë e Kryeministrit

Lajm i mirë, dy vende të rëndësishme të BE-së së shpejti do njohin patentën shqiptare

Lajm i mirë, dy vende të rëndësishme të BE-së së shpejti do njohin patentën shqiptare

Seksin më të mirë do e bëni me meshkujt e këtyre shteteve. Po shqiptarët?

Seksin më të mirë do e bëni me meshkujt e këtyre shteteve. Po shqiptarët?
















TE FUNDIT

SHBA sheh mundësi për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, kërkon heqjen e barrierave

SHBA sheh mundësi për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, kërkon heqjen e barrierave
24 Korrik, 2025

Shtetet e Bashkuara vlerësojnë për Radion Evropa e Lirë se ekzistojnë mundësi të rëndësishme për bashkëpunim ekonomik me Kosovën në...

Lexo më shumë

Presidenti francez: Parisi do ta njohë Palestinën si shtet!

Macron u bën thirrje partive me “vlera republikane” ta formojnë Qeverinë e re
24 Korrik, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi vendimin e tij për të njohur shtetin e Palestinës të enjten (24/7) , duke shtuar...

Lexo më shumë

Kosovë/ Kushtetuesja vendos masë të përkohshme për seancën konstituive

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
24 Korrik, 2025

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme nga 27 korriku deri më 8 gusht, periudhë në të cilën...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin

Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin
24 Korrik, 2025

Vendi nuk gjen qetësi nga zjarret. Një zjarr i përmasave të mëdha në fshatin Kakavijë ka bllokuar edhe punën në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com