Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si ta vendosni veroren dhe cilat janë ritet që ju sjellin fat për Ditën e Verës

2018/03/14 at 10:08 AM
në -Jetë dhe Stil, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Si ta vendosni veroren dhe cilat janë ritet që ju sjellin fat për Ditën e Verës

Më 14 mars të gjithë shqiptarët festojnë “Ditën e Verës”. Një festë pagane kjo e cila e ka origjinën që në lashtësi. Ndonëse shumë njerëz mendojnë se 14 marsi është festë tradicionale e qytetit të Elbasanit, në fakt në të vërtetë “Dita e Verës” festohej nga të gjithë shqiptarët. Prej shumë kohësh ajo është kthyer në një festë kombëtare, dhe në pjesën më të madhe të Shqipërisë, zhvillohen aktivitete festive në nder të saj. Ballokumja, ëmbëlsira tradicionale e Elbasanit është kthyer në simbol të kësaj dite.

Prej shumë kohësh nëpër të gjitha qytetet e Shqipërisë më 14 mars ballokumja tregtohet në çdo cep. Sigurisht që askush nuk mund të konkurojë dot mënyrën e gatimit të grave elbasanllie, pasi edhe pse vitet kalojnë, receta tradicionale e ballokumeve vijon të përçohet brez pas brezi.

Por si lindi Dita e Verës?

Dita e Verës është një festë pagane e cila besohet se i ka rrënjët që para lindjes së Krishtit. Në këtë ditë festohet për natyrën, për lulet, dhe për lumturinë, ku të parët tanë u faleshin perëndive për të gjithë të mirat që i kishin dhuruar natyrës. Të parët tanë mbulonin degët e pemëve me ato që sot ne i quajmë verore dhe i vendosim në duar si simbol i fatit të mirë.

Verorja vendoset mbrëmjen e 13 marsit dhe varet në një pemë në momentin kur shohim dallëndyshen e parë. Besohet se nëse shpreh një dëshirë me heqjen e verores, ajo do të realizohet. Në qytete të ndryshme të Shqipërisë, kjo festë ka tradita të veçanta. Në veri fëmijëve u vendosin lule në jastëk dhe i zgjojnë me disa pika uji mbi fytyrë.

Nënat që si zakonisht zgjohen herët për të kryer punët e shtëpisë mbledhin lule, gjethe dhe fije bari. Këto pastaj i hedhin me kujdes mbi fytyrat e fëmijëve dhe mbi jastëk kur ata ende flenë. Dhe zgjimi bëhet me ca pikla uji mbi fytyrë. Në skajin verior të Shqipërisë, fëmijët gjatë gjithë ditës këpusin dëllinja dhe i bashkojnë ato në një vend në formën e mullarit. Pavarësisht se data ndryshon nga ajo që është zyrtarizuar në kalendar, atje 22 marsi simbolizon ditën e verës, ndoshta kjo vonesë vjen për shkak të klimës paksa më të ftohtë krahasuar me Shqipërinë e Mesme dhe atë të Jugut. Dëllinjave u vihet flaka në mbrëmje dhe fëmijët bërtasin, këndojnë dhe hedhin valle rreth flakëve të larta./Opinion.al

Etiketa: dita e veresrituale

Ju sugjerojmë

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
Kryesore

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

6 Qershor, 2025 3:49 pm
Shtohen rreth 37 mijë kontribuues në skemën e pensioneve
Aktualitet

Dokumenti, lehtësira fiskale për pensionistët/ Përjashtohen nga taksa e pronës dhe..

6 Qershor, 2025 3:27 pm
“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE
Aktualitet

“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE

6 Qershor, 2025 3:19 pm
Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë
Kryesore

Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë

6 Qershor, 2025 2:52 pm
Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze
Aktualitet

Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze

6 Qershor, 2025 2:37 pm
Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri
Kryesore

Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri

6 Qershor, 2025 2:26 pm
Sot afati i fundit, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së
Aktualitet

Sot afati i fundit, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së

6 Qershor, 2025 2:18 pm
Nxori pistoletën për të vrarë qenin/ Detaje nga plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë
Aktualitet

Nxori pistoletën për të vrarë qenin/ Detaje nga plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 2:14 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Aktualitet

Kryeministri Rama: Shqipëria në krye të Europës për rritjen e flukseve turistike

6 Qershor, 2025 2:06 pm
Para
Trilleri i Kamzës/ Nusja i helmoi nënën, ja çfarë shkruan djali në rrjetet sociale. Krimin e fshehu dhe i ati!

Trilleri i Kamzës/ Nusja i helmoi nënën, ja çfarë shkruan djali në rrjetet sociale. Krimin e fshehu dhe i ati!

Ishte një prej fizikantëve më të arrirë por Hawking kurrë nuk arriti të kuptonte gratë

Ishte një prej fizikantëve më të arrirë por Hawking kurrë nuk arriti të kuptonte gratë

Këto janë femrat e hekurta të zodiakut, asnjë mashkull nuk i kontrollon dot

Këto janë femrat e hekurta të zodiakut, asnjë mashkull nuk i kontrollon dot

TE FUNDIT

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
6 Qershor, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=xISAS-Xzoro Blindohet  Rinasi edhe Tirana në momentin e ardhjes së kombëtares serbe në sfidën që do të ketë nesër me...

Lexo më shumë

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
6 Qershor, 2025

Mbeten për t’u përcaktuar detajet e fundit, por Sylvinho duket se ka zgjedhur futbollistët që do të hedh si titullarë...

Lexo më shumë

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari
6 Qershor, 2025

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 37 vjeçar banues në Tiranë, pasi u kap duke transportuar me automjet, kundrejt fitimit,...

Lexo më shumë

Dokumenti, lehtësira fiskale për pensionistët/ Përjashtohen nga taksa e pronës dhe..

Shtohen rreth 37 mijë kontribuues në skemën e pensioneve
6 Qershor, 2025

Plakja e popullsisë është një nga sfidat më të mëdha të Shqipërisë. Ndaj qeveria ka miratuar dokumentin e moshimit dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com