Modelja e njohur, Gigi Hadid dhe këngëtari Zayn Malik kanë qenë ndër ciftet më të komentuar të showbizit për dy vite, ndërsa tani po flitet se janë ndarë.
Mediat e huaja kanë shkruajtur se nuk janë më cift por qëndrojnë afër për të mbështetur njëri-tjetrin.
“Realiteti është se ata janë ndarë larg, pasi kanë qenë së bashku për një kohë të gjatë. Të dy kanë respekt për njëri-tjetrin, Është një vendim i ndërsjellë, kështu që askush nuk e ka përjashtuar faktin që në të ardhmen do ketë një ribashkim” – tha burimi.
Edhe pse po flitet gjatë për këtë cështje, postimet ku ata kanë shprehur dashurinë që kanë për njëri-tjetrin vazhdojnë të mbeten në llogaritë e tyre në Instagram.
Zayn dhe Gigi mbajnë fotografitë ku kanë pozuar si një cift i ëmbël dhe vazhdojnë të ndjekin njëri-tjetrin. Mbetet për tu parë nëse ndarja e tyre është e vërtetë, megjithëse fansat nuk e duan këtë gjë.