Stresi shpesh herë është gjendur në situata tepër interesante dhe që nuk ka hezituar t’i ndajë me ndjekësit e tij në Instagram.
Këtë herë ai ka hedhur një situatë që i është krijuar teksa udhëtonte.
Stresi ndodhet në makinë së bashku me miqtë e tij ndërkohë që shprehet i bezdisur për faktin që automjeti para tij nuk po i lironte rrugën.
Por duke përfituar nga fakti që makina përpara kishte të vendosur në xham numrin e telefonit të shoferit pasi ishte në shitje, djemtë kanë vendosur ta telefonojnë dhe me mirësjellje, i kanë kërkuar shoferit të lirojë rrugën.
“Pash Zotin, taksirat se jemi duke ardhur pas teje, na e liro pak rrugën!”-dëgjohet t’i thotë një prej djemve shoferit në telefon, ndërkohë që të tjerët qeshin me të madhe.