Një studim i kohëve të fundit i kryer nga studiuesit e MIT, Northwestern, University of Florida ka arritur në përfundimin se fëmijët e dytë kanë më shumë gjasa të përfundojnë me probleme në shkollë ose të përfundojnë kriminelë.
Studimi ka ndjekur mijëra grupe vëllezërish në Danimarkë dhe në shtetin e Floridës. Dhe zbuloi se djemtë e lindur të dytët kishin 20% deri në 40% më shumë gjasa që të bëhen kriminelë.
Studimi theksonte se arsyeja kryesore është se fëmija i dytë merr më shumë vëmendje në krahasim me të parin.
Studimi gjithashtu gjeti se prindërit marrin më shumë kohë jashtë punës për fëmijën e tyre të parë se për të dytin.
Kjo rezulton që i linduri i dytë ndjen një nevojë për të vepruar si një mënyrë për të konkurruar për vëmendjen e nënës dhe babait me vëllain më të vjetër.