Lidhja e trashëgimtares së Top Channel Lori Hoxha, me Vis Bajraktarin është e konsoliduar prej vitesh.
Një lidhje që ka nisur prej kohësh dhe vazhdon të funksionojë. Edhe pse ata nuk shfaqen shumë nëpër rrjete sociale së bashku, kur vjen puna te njëri-tjetri janë shumë protektiv. Kështu ka ndodhur edhe me komentuesit e Visit.
Në një foto të Visit në rrjetin social “Instagram”, një komentuese i ka shprehur hapur simpatinë që ka ndaj tij dhe mospëlqimin ndaj Lorit.
“Je gjith ky cun se di si e ke lidh jeten me lorin, ajo nuk ben”- i shkruan ajo.
Përgjigjja e Visit ka qenë e mënjëhershme duke i thënë: “Lori eshte perendeshe”
Sigurisht që kjo përgjigje e tregon më së miri dashurinë e Visit ndaj Lorit, dhe mund ta imagjinojmë sa mirë është ndjerë ajo pasi ka parë reagimin e partnerit.