Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Robert Ndrenika: Projekti i Teatrit një kartolinë! Por, do të shihni se çfarë do të bëhet atje

2018/03/13 at 9:42 AM
në -Kulturë, Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Robert Ndrenika: Projekti i Teatrit një kartolinë! Por, do të shihni se çfarë do të bëhet atje

Kryeministri Edi Rama prezantoi pasditen e djeshme projektin për teatrin. I vetmi nga të pranishmit që u ngrit kundër këtij propozimi, ishte aktori i mirënjohur Robert Ndrenika. Sipas tij, shteti shqiptar është i aftë të ngrejë një godinë teatri me forcat e veta. Të tjerë të pranishëm shprehnin pakënaqësitë ndër dhëmbë, por askush nuk foli, veç Ndrenika.
Më herët, Kryeministri Rama i ndërpreu fjalën aktorit të madh. Më pas ai foli, kur Rama ishte larguar nga salla COD në kryeministri.

Më poshtë fjalimi i Robert Ndrenikës

Do t’i them nja dy fjalë, por do kisha dashur të is hte këtu edhe Kryeministri, por ai iku se ka punë të tjera. Faleminderit për këtë ftesë që na bëri. Unë jam i distancuar për arsye shëndetësore, por kisha dëgjuar nga shumë kolegë të mi aktorë, që më thoshin se Kryeministri nuk e do, e urren teatrin, nuk i do aktorët, seç ka një alergji ndaj tyre.

Por, me këtë të sotmen, unë e pashë se ai e do teatrin. Por, kjo që pashë më së tepërmi m’u duk, si një kartolinë, për këtë mund të flasin arkitektët, por unë për vete do të doja që të shihja edhe maketin, që të dija se si është skena dhe se si janë xhepat anash, që na duhen ne si aktorë. Ndërsa, puna e restoranteve këtu është tjetër gjë.

Por mua më shqetëson shumë partneriteti me privatin, sepse unë jam i bindur që shteti shqiptar nuk e ka problem që të bëjë një Teatër Kombëtar dhe këtë nuk ma heq njeri nga mendja. Shembull kam Maqedoninë fqinjë, e cila nuk po e respekton marrëveshjen e Ohrit, por për shqiptarët po bën një teatër shumë të mirë.

Po e bën vet pa partneritet privat, prandaj do t’i lutesha shumë Kryeministrit, edhe zonjës ministre të Kulturës, që të heqin dorë nga partneriteti me privatin edhe të gjejnë fonde. Pesë milionë i kanë nga greku, le të marrin edhe 25 mijë lekë borxh edhe t’i lajnë me afate. Kjo që pashë këtu ishte një dyndje, një xhungël urbane.

Ajo del e bukur, se unë thashë: Kartolinë! Por, do të shihni se çfarë do të bëhet atje! Pra, unë jam i mendimit, që, ndoshta, edhe të shtyhet kjo edhe ca kohë, por ama shteti të bëjë Teatrin Kombëtar.

Më poshtë fotot e teatrit të ri që prezantoi Rama

Etiketa: ramarobert ndrenikateatri

Ju sugjerojmë

Lezha çel sezonin turistik, promovohet potenciali turistik dhe kulturor i qarkut
Aktualitet

Lezha çel sezonin turistik, promovohet potenciali turistik dhe kulturor i qarkut

25 Maj, 2025 9:52 am
La gjurmë në kinematografinë shqiptare, kush ishte Piro Milkani ?
Aktualitet

La gjurmë në kinematografinë shqiptare, kush ishte Piro Milkani ?

24 Maj, 2025 10:30 pm
Mësim dhe argëtim në spital, 2 klasa multidisiplinare në QSUT
Aktualitet

Mësim dhe argëtim në spital, 2 klasa multidisiplinare në QSUT

24 Maj, 2025 10:10 pm
Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani
Aktualitet

Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani

24 Maj, 2025 9:56 pm
Dilema e maturantëve, drejt pasionit apo tregut të punës?
Aktualitet

Dilema e maturantëve, drejt pasionit apo tregut të punës?

24 Maj, 2025 9:17 pm
Moti i zymtë nuk ndal Lezhën, çelet zyrtarisht sezoni turistik me atmosferë festive
Aktualitet

Moti i zymtë nuk ndal Lezhën, çelet zyrtarisht sezoni turistik me atmosferë festive

24 Maj, 2025 7:37 pm
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

24 Maj, 2025 6:03 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Infektohen me salmonelë fëmijët e një kopshti në Gramsh

24 Maj, 2025 5:17 pm
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Aktualitet

PD ankimon rezultatin në Kukës, kërkon pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve

24 Maj, 2025 5:11 pm
Begaj takon zv/sekretarin e Shtetit të SHBA: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur
Aktualitet

Begaj takon zv/sekretarin e Shtetit të SHBA: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur

24 Maj, 2025 4:36 pm
Para
Enca thyen Instagramin, publikon momentet pikante në krahët e modelit të njohur

Enca thyen Instagramin, publikon momentet pikante në krahët e modelit të njohur

Mina me celular për 2 mijë euro, tregtia pak metra nga ambasada amerikane

Mina me celular për 2 mijë euro, tregtia pak metra nga ambasada amerikane

E thonë meshkujt, këto janë parfumet e femrave që ata nuk i rezistojnë dot

E thonë meshkujt, këto janë parfumet e femrave që ata nuk i rezistojnë dot

TE FUNDIT

Lezha çel sezonin turistik, promovohet potenciali turistik dhe kulturor i qarkut

Lezha çel sezonin turistik, promovohet potenciali turistik dhe kulturor i qarkut
25 Maj, 2025

Lezha ka hapur zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2025, në një aktivitet festiv që mblodhi vizitorë të shumtë, si dhe...

Lexo më shumë

Berat/ Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal

Ndezi zjarr për të pastruar tokën, rrezikoi banesat e fqinjëve, në kërkim 50 vjeçari
25 Maj, 2025

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Berat. Mësohet se shpërthimi...

Lexo më shumë

Përfshihet nga zjarri makina në rrugën Fier-Lushnjë, shpëtojnë shoferi dhe pasagjeri

Përfshihet nga zjarri makina në rrugën Fier-Lushnjë, shpëtojnë shoferi dhe pasagjeri
25 Maj, 2025

Një automjet në ecje tip “Land Rover” është përfshirë nga flakët mëngjesin e së dielës, në aksin Fier-Lushnje, në vendin...

Lexo më shumë

Ronaldo “Fenomeni” shet aksionet te Real Valladolid pas protestave nga tifozët

Ronaldo “Fenomeni” shet aksionet te Real Valladolid pas protestave nga tifozët
25 Maj, 2025

Real Valladolid ka hyrë në një epokë të re. Klubi spanjoll ka konfirmuar se legjenda braziliane e futbollit, Ronaldo Luis Nazario...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com