Stilisti francez Hubert de Givenchy, i cili krijoi veshje për persona të njohur si Audrey Hepburn dhe Jackie Kennedy që morën vëmendje të madhe, ka vdekur në moshën 91 vjeçare.
“Me trishtim të madh ju informojmë se Hubert Taffin de Givenchy ka vdekur”, tha njoftoi partneri i tij Philippe Venet për agjencinë e lajmeve AFP.
Në deklaratën e tij thuhej se nipërit, mbesat dhe fëmijët e stilistit kanë treguar dhimbjen e tyre.
Mirpo në një status në facebook studiuesi Auron Tare ka shkruar se Givenchy ka stiluar kostum për Mbretëreshën Shqiptare Geraldina, në fillime te karrierrës së tij.
Krijimet e tij, në ditët e sotme vazhdojnë të jenë markat e preferuara të personave të njohur që bëjnë jetë luksoze./opinion.al