Para disa kohësh këngëtarja shqiptare Adelina Tahiri ka bërë publike shtatzëninë e saj. Me anë të një fotoje në Instagram ajo lajmëroi ndjekësit se ishte në pritje të një djali. Por së fundmi këngëtarja ka publikuar për herë të parë foton ku i duket barku i rrumbullakosur.
Ajo shihet e veshur me streçe dhe një bluzë të ngushtë që i tregon barkun e fryrë. Ajo u martuar disa muaj më parë me biznesmenin maqedonas, dhe duket shumë e lumtur me jetën e saj të re. Pa kaluar shumë kohë nga martesa, çifti u bekua me pritjen e ëmbël të djalit të tyre.